Planet e terroristëve në Lindjen e Mesme kanë dështuar

Përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë në OKB theksoi se qeveria e Sirisë ka neutralizuar planet dhe projektet e vendeve mbështetëse të terrorizmit në rajonin e Lindjes së Mesme.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Bashar Xhafari, përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë në OKB, të premten deklaroi: “Sipas ligjeve ndërkombëtare, Siria si një shtet sovran, me ndihmën dhe bashkëpunimin e vendeve të tjera, ka vepruar në mënyrën më të mirë në luftën kundër terrorizmit dhe ky veprim është plotësisht ligjor. Marrëdhënia e Sirisë me aleatin e saj Rusinë, është një marrëdhënie e vjetër dhe e fortë, ndërsa sovraniteti kombëtar i Sirisë është i mbrojtur, ndërkohë që prania e forcave huaja në territorin e Sirisë pa pëlqimin e qeverisë së Sirisë, konsiderohet shkelje dhe agresion ndaj integritetit territorial të këtij vendi”. Bashar Xhafari, gjithashtu, theksoi nevojën për ngritjen e padive dhe gjykimin e terroristëve dhe mbështetësve të tyre në gjykatat e Sirisë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne