Planet mbështetëse të Amerikës për Arabinë Saudite në dërgimin e trupave në Siri

Burime amerikane kanë deklaruar se qeveria e Trump ka ndërmend që Arabisë Saudite t’i japë “shpërblim detyrues” për dërgimin e trupave arabe në Siri.

Ditë më parë, Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Adel al-Xhubeir ka njoftuar se regjimi i Riadit do të ishte gati të dërgonte trupa në Siri si pjesë e një vendosje potenciale më të gjerë ushtarake të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, al-Xhubeir tha të martën se Riadi kishte qenë gjithmonë mbështetës i çdo veprimi ushtarak të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Siri që nga fillimi i konfliktit në këtë vend në fillim të vitit 2011. “Ne jemi në diskutime me SHBA dhe që nga fillimi i krizës siriane kemi përkrahur dërgimin e forcave në Siri,” tha ai gjatë një konference shtypi në Riad me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres. Thirrja e përsëritur e al-Xhubeirit për një vendosje të trupave amerikane dhe arabe në Siri vjen pasi disa vende në Lindjen e Mesme dhe Evropë po përpiqen të bindin Presidentin e SHBA Donald Trump të rishikojë vendimin e tij për të tërhequr forcat amerikane nga Siria./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne