Plani dhe harta për ndarjen e Maqedonisë në mes Shqipërisë dhe Bullgarisë

Zvonimit Trajkovic, këshilltar i diktatorit Sllobodan Milosheviq dhe të dënuarit për krime lufte Radovan Karaxhiq, në një intervistë për emisioni në “Vo Centar” tregon një plan për ndarjen e Maqedonisë.
Sipas kësaj harte dhe plani Maqedonija do të ndahej në dy pjesë, dy të tretat do ti takonin Shqipërisë, ndërsa një e treta Bullgarisë.

Trajkovic thotë se, thirret në burimet e shërbimit sekret gjerman. Këshilltari i Milosheviqit tregon një takim mes Lordit David Oven dhe diktatorit Sllobodan Milosheviq, të realizuar në vitin 1996.

Ai thotë se, Lordi Oven e ka pyetur Milosheviqin se deri kur do të egzistoj Maqedonia, ndërsa ky i fundit ka deklaruar se ky shtet do të mbijetoj më së shumti 10 deri në 15 vite.

Ai ka theksuar se i keni dhënë shumë, duke lënë të kuptohen se Maqedonia nuk do të mbijetoj kaq gjatë si shtet.

Trajkovic thotë se, lufta e vitit 2001 kishte plan për ndarjen e Maqedonisë.

Të njëjtën e pohon dhe politikani veteran Stojan Andov, i cili thekson se UCK-ja në 5 komunikatat e para tregonte edhe kufijtë se ku shtrihet territori shqiptarë në Maqedoni, kufij që sipas tij përputheshin me hartën e lartëpërmendur.

Sipas tij, në këtë kohë edhe ishte hapur debati për ndërrimin e kufijve.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne