Plani i Ri Amerikan për Lindjen e Mesme!

Sipas një artikulli të shkruar, në të përditshmen arabe: “Rej El-Jeumi” (Mendimi i të Sotmes), bëhet i ditur se, është ngritur një kurth i ri, për shtetet e Gjirit Pers dhe shtetet arabe i quajtur: “Përballja me Kërcëniminin “e Entitetit” Iranian”.

Sipas një artikulli të shkruar, nga Abdul Bari Atuani, në të përditshmen arabe “Rej El-Jeumi” (Mendimi i të Sotmes), e cila është një gazetë elektronike, e botuar në Londër, citohet: “Me sa duket gjenden një mori provash, që tregojnë se pas grushtit strategjik të shtetit kundër Sirisë, të organizuar dhe të udhëhequr, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kjo e fundit ka hequr dorë, nga qëllimi i saj më i rëndësishëm, i cili ishte ndryshimi i regjimit dhe rrëzimi i presidentit sirian”.

Përfshirja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, bëri të qartë se kjo e fundit, është e gatshme që të bashkëpunojë me Beshshar Esedin, si një element qëndrueshmërie dhe një faktor kryesor në luftën kundër terrorit. Së shpejti rajoni i Gjirit Pers, së bashku me shtetet iraniane dhe arabe, do të shndërrohet në një zonë konflikti politik dhe ushtarak.

Citojmë se qeveria amerikane, po bëhet gati për një përballje të re, e cila sipas gjasave, nuk do të ndodhë më në Siri, por do të ndodhë në rajonin e Gjirit Pers, përkatësisht kundër Iranit. Ka shumë mundësi që qeveria amerikane, do të orvatet të ndërhyjë, me të tëra mënyrat, në marrëdhëniet mes Teheranit dhe Damaskut, e cila do të pengonte, çdo lloj përfitimi, ose marrëveshjeje në hapin tjetër, për të trazuar rregullat e lojës në Siri dhe ndryshimin e rolit të koalicioneve.

Ajo që na jep shtysë, që të besojmë se i tërë ky plan është i vërtetë, janë deklaratat e një gjenerali amerikan tanimë në pension, pikërisht Xhejms Xhonsit, i cili ishte një komandant suprem i NATO-s. Deklaratat e tij janë botuar, të shtunën e shkuar, në të përditshmen saudite: “Esh-Shark El-Eusati” (Lindja e Mesme), të botuar në Londër. Ai këmbëngulte se shtetet arabe të Gjirit Pers, kanë nevojë për themelimin, e një NATO-je të tyre, të së ashtuquajturës “NATO-s në Gjirin Pers”.

Lërmëni t’iu shpjegojmë, se gjenerali amerikan Xhejms Xhonsi, ka shërbyer si komandant i trupave të marinsëve, si këshilltar i Këshillit të Sigurisë, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, në qeverisjen e Barak Obamës dhe si shef i NATO-s. Deklaratat e tij, na lënë të nënkuptojmë se, ai ishte në dijeni, të planit të ri amerikan në rajon, që nga koha kur Donald Trampi erdhi në pushtet.

Por pika më e rëndësishme, të cilën ka cekur gjenerali amerikan Xhejms Xhonsi, ishte hedhja për propozim e një projekti, i cili bën fjalë se nëse, shtetet arabe të Gjirit Pers, do të bashkohen kundër kërcënimit “të entitetit” iranian, duke u shndërruar kështu, në një fuqi ushtarake, duke mbajtur një komunikim të mirë dhe një rrjet të shkëmbimit, të të dhënave të sigurisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jo vetëm që do ta mirëpresin këtë marrëveshje, por do të bëhen palë pjesëmarrëse e saj.

Pohojmë se ne kemi jetuar për katër vite në Perëndim dhe e dimë shumë mirë faktin, se kur një gjeneral del në pension, nga puna e tij kryesore, ai do të vijojë punë e tij, duke mbajtur veprimtarinë e tij të fshehtë dhe larg objektivit të kamerave. Këto gjeneralë vijojnë të punojnë dhe ushtarakët e tjerë përfitojnë nga përvoja e tyre. Kështu që as gjeneral Xhejms Xhonsi, nuk bën përjashtim në këtë aspekt. Madje nuk është e rastësishme, se e përditshmja saudite: “Esh-Shark El-Eusati” (Lindja e Mesme), e botuar dhe me seli në Londër, zgjodhi pikërisht këtë gazetë, për të zbuluar këtë plan.

Nënvizojmë faktin se, presidenti amerikan Donald Tramp, synon themelimin e një marrëveshjeje sunnito-arabe, me në qendër Mbretërinë e Arabisë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjiptin dhe Jordaninë. Gjithashtu ai planifikon, që nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, si fillim këto shtete do të normalizojnë marrëdhëniet e tyre me Izraelin dhe më pas do të bashkërendojnë veprimet e tyre me këtë të fundit, me synimin e rrethimit të Iranit dhe mundësisht sulmimin e tij, duke u mbështetur në korizën e kësaj strategjie të re.

Nëse ne tregohemi të kujdesshëm, ndaj qasjes amerikane, do të kuptojmë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë të përqendruara, në dy shtete arabe në Gjirin Pers, të cilat janë përkatësisht Mbretëria e Arabisë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, duke përjashtuar përkohësisht Omanin, Kuvajtin dhe Katarin. Këtu nuk po përmendim Bahrejnin, si pasojë e marrëdhënieve të tij të ngushta me Rijadin dhe shndërrimin e tij, në shtëpinë e Komandës Qendrore të Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara (CENTCOM-it) dhe Flotës së Pestë Amerikane. Kështu që theksojmë se Bahrejni, do t’i bashkangjitet vetvetiu NATO-s në Gjirin Pers.

Mbretëria e Arabisë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të nisura dhe nga prirjet e përfitimeve të tyre të përbashkëta, sepse ata e cilësojnë veten, si qendra e koalicionit ekstremist-tekfirist sunnit dhe pranisë së NATO-s në Gjirin Pers. Sërish këto dy shtete, luajnë një rol të rëndësishëm, në “stuhinë vendimtare” në Jemen. Presidenti Donald Tramp, ka në mendje vijimin, e sa më shumë ndërhyrjeve ushtarake dhe kufizimin e rolit të ndikimit të Iranit.

Omani, Katari dhe Kuvajti janë të përjashtuar, sepse i pari ka shpallaur asnjanësinë e tij, ndaj luftës në Jemen, i dyti luan një rol të dobët në këtë luftë dhe i treti luan një rol pothuajse simbolik në të. Dallimi është se që të tria këto shtete, kanë marrëdhënie shumë të mira me Iranin. Presidenti iranian Hasan Ruhani, ka vizituar si Omanin dhe Kuvajtin, rreth dy muaj më parë. Befasisht Shejh Sabah Ahmedi, në samitin e “Bahr El-Mejjitit” (Detit të Vdekur), i ka kërkuar homologëve të tij, që të nisin bisedimet me Teheranin, duke u mbështetur në respektin e ndërsjellë, si dhe në politikën e mosndërhyrjes, në punët e brendshme.

Rreziku i planit të ri amerikan, na nxit që të besojmë se është shtuar, së bashku me vizitën e fundit të kandidatit të princit të kurorës saudite, Muhammed Ibn Selmanit në Uashington dhe pritjen e ngrohtë, që i ka bërë presidenti amerikan Donald Tramp. Shtojmë se qëllimi i kësaj vizite, është shndërrimi gradualisht i shteteve arabe dhe normalisht i shteteve të Gjirit Pers, në një arenë të luftës sektariane, kundër Republikës Islame Iraniane në të ardhmen.

Në njërën anë themi se nëse miratohet, vendosja e trupave të NATO-s në Gjirin Pers, e cila në fakt ka shumë gjasa të zbatohet, atëherë mbi supet e këtyre shteteve arabe, që janë propozuar, si boshti kryesor i saj, do të rëndojë një shumë, jashtëzakonisht e madhe financiare. Citojmë se ka shumë mundësi, se pas vendosjes së këtyre trupave, ata duhet të jenë të pajisura, me avionë luftarakë dhe me sisteme të përparuara mbrojtjeje, duke përfshirë këtu dhe sisteme predhash dhe radarësh, gjë që do t’i kushtojë shumë këtyre shteteve. Ndërsa në anën tjetër, duke patur parasysh faktin se, burimet dhe rezervat e tyre financiare po shkatërrohen dhe se popujt e këtyre shteteve, tanimë po bartin një barrë të rëndë, të politikave shtrënguese.

Vlen për t’u përmendur fakti, se prania e trupave të NATO-s në Gjirin Pers, ekziston pjesërisht ose plotësisht. NATO-ja i ka vënë flakën, luftës në Jemen, dy vite më parë dhe nuk i ka përmbushur të tëra pikësynimet e saj.

Pyetja që ngrihet është: “Vallë a do të sigurojë kjo, një gjendje më të mirë, në përballjen me Iranin, ne rast se Egjipti, Jordania madje dhe Izraeli, i bashkangjiten kësaj marrëveshjeje dhe më pas ua dorëzojnë udhëheqjen e saj Sh.B.A.-së?!”

Megjithatë le të themi, se koalicioni ekstremist-tekfirist sunnit fiton, hamendësim ky që nuk ka gjasa por nuk është i pamundur. Pyetjet që shtrohen janë: “Vallë cili do të jetë çmimi i kësaj fitoreje?! Si do të jetë gjendja, e shteteve arabe të Gjirit Pers dhe shteteve arabe pas fitores?!” Duke mos llogaritur këtu vetëm ushtarët e vrarë, por vallë sa civilë do të jenë masakruar dhe për çfarë?!

Qëllimi i parashtrimit të këtyre pyetjeve, nuk është dhënia me nxitim, e përgjigjeve të tyre, por synimi i parashtrimit të tyre, është paralajmërimi i rrezikut, të një kurthi të ri të ngritur, për shetet e Gjirit Pers dhe për shumicën e shteteve arabe, në përballjen ndaj kërcënimit të “entitetit” iranian.

Burimi : iuvmpress/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne