Plani për të bllokuar Rusinë, ndalur Turqinë: Ky plan ka për tu shkatërruar!

nga Ibrahim Karagul.

Raporti mes Turqisë dhe Rusisë nuk kufizohet vetëm tek përmirësimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe tek partneriteti ekonomik dhe politik. Nuk kufizohet vetëm tek centrali bërthamor Akkuyu, bashkëpunimi teknologjik ushtarak, mirekuptimi në fushën e mbrojtjes, koordinimi në Siri apo tek partneriteti masiv në ekonomi.

Përfshirja e Rusisë në luftën e Sirisë, kujtimet e hidhura të çështjes së Sirisë ku Turqia dhe SHBA ishin bashkë dhe për hir të kësaj rrëzuan edhe nje avion rus, tërheqja e të dy vendeve drejt një krize që mund të shkaktonte luftë, dhe më vonë afrimi mes Ankarasë dhe Moskës rreth një vullneti të përbashkët për të qenë përcaktues vendimtarë ne çështjen e Sirisë, e ka bërë lidhjen Ankara-Moskë një nga objektivat më të rëndësishme të SHBA-së dhe Evropës.

Plani për të izoluar Rusinë, ndalur Turqinë

Prioriteti i sotëm perëndimor për të izoluar Rusinë dhe ndalur Turqinë po qartësohet në çdo fushë dhe në çdo front. Kërcënimet në rritje të SHBA-së dhe Evropës tani synojnë që të dy vendet. Në përballjen Lindje-Perëndim, dy vendet e largëta të Perëndimit tani konsiderohen “front” për Perëndimin.

Turqia dhe Rusia përballen me kërcënime të ngjashme dhe këto kërcënime janë me të vërtetë tepër serioze. Vetëm kybashkëpunim reciprok në lidhje me Sirinë rikthen nga e para të gjitha teoritë e SHBA-së dhe Izraelit për Sirinë. Kjo situatë solli një goditje të rëndë për dizajnin e ri të Lindjes së Mesme të pregatitur nga Perëndimi.

Turqia rrënoi planet gjeografike të Perëndimit

Nëse lufta e Siri nuk përfundon sipas planit që ata dëshirojnë, të gjitha programet e tyre te hartuara për rajonin shkatërrohen. Mjafton vetëm kjo për Perëndimin që të kërcënojë të dy vendet. Sepse ata e dinë mirë se hisja në hartën globale të pushtetit të shekullit të 21-të varet sesa prej rajonit sundojnë.

Kështu që ata nuk do të lejojnë që dikush të afrohet në këtë rajon, ata do të ndajnë çfarëdo vendi që duan dhe do të mobilizojnë regjimet vendase për këtë pushtim global. Turqia ndryshoi papritur pozicionin, duke parë kërcënimet dhe sulmet që vinin nga Perëndimi, e prishi lojën. Zbritja e Rusisë deri në Mesdhe dhe ndërhyrja e saj në hartën e Sirisë dhe Irakut tashmë i ka shkatërruar planet e aleancës së Atlantikut.

Planet e tyre do të shkatërrohen në lindje të Eufratit

Tani, mekanizmi trepalësh midis Turqisë, Rusisë dhe Iranit që qëndron i paprekur pavarësisht nga llojet e ndryshme të sulmeve dhe ngushtimit të zonës së iniciativës së Perëndimit në Siri, ka bërë që përplasja të intensifikohet me shumë. Marrëveshja e fundit midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe homologut të tij francez Emanuel Macron, vendosja e trupave franceze në Siri, shkaterrimi i korridorit të terrorizmit në veri të vendit prej Turqisë, mbyllja e dyerve të Mesdheut me operacionin e Afrinit dhe të kthyerit e Turqisë në drejtim të lindjes së Eufratit, do ta rrisin edhe më tej konfliktin. Të gjitha marrëveshjet e fshehta amerikane dhe evropiane në një farë mënyre përfshijnë prishjen e mekanizmit trepalësh Turqi-Rusi-Iran.

Princi i kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed Bin Salman dhe Princi i kurorës i Emirateve të Bashkuara Arabe (UAE), Mohammed Bin Zayed janë leshuar në terren si kuajt e rinj trojanë të Perëndimit. Është e qartë se këta liderë po i terheqin vendet e tyre drejt një kurthi shkatërrues dhe se po përdoren keq. Megjithatë ata nuk do të arrijnë që të ndërtojnë dhe të ngrenë një forcë kundër Turqisë dhe Iranit. Ata janë lëshuar në terren për të mundësuar vazhdimin e pushtimit perëndimor, i cili që prej një shekulli drejton pushtetin e rajonit tonë, ndërsa tani pregatitet për një valë të re sulmesh.

Turqia dhe Rusia ndodhen nën një kërcënim të hapur

Rusia është nën kërcënim të hapur. Tensionet që filluan nga grindja mes Britanisë së Madhe dhe Rusisë, që vazhduan me krizën diplomatike, dhe që së fundmi u rritën me deportimin nga ana e SHBA-së të 60 diplomatëve rusë dhe deportimin prej vendeve perendimore nga një deri në dy diplomatë rusë, që cuan deri në mbylljen e Konsullatës Amerikane në Shën Petersburg, do të përshkallëzohen më tej.

Per arsye se ata duan që ta shkatërrojnë Rusinë për herë të dytë që pas rënies së Bashkimit Sovjetik, SHBA-ja dhe Evropa po përgatisin haptazi infrastrukturën e sulmit kundër Rusisë dhe po bëjnë plane për grabitjen e burimeve të këtij vendi. Në fakt Presidenti rus Vladimir Putin është i vetëdijshëm për këtë, prandaj në vend të mbrojtjes është hedhur në sulm.

Sa i përket Turqisë, sa më shumë që të rizbulojë të vertetat historike rajonale dhe aq më shumë ti synojë ato, aq më tepër bëhet shenjestër e Perëndimit. Një shtet në qendër të aleancës së Atlantikut po goditet drejtpërdrejt nga aleanca përmes organizatave terroriste të cilat përpiqen që ta ulin në gjunjë. 15 korriku ishte një sulm i hapur kundër Turqisë prej kësaj aleance. Përpjekja për të pushtuar juglindjen e Turqisë nëpërmjet Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) është një plan i tillë. Planet për ta rrethuar nga Siria veriore nëpërmjet degës siriane të PKK-së, Partisë së Unionit Demokratik (PYD) janë të njëjta.

‘Opozita konservatore’, selia qendrore e 15 korrikut dhe operacioni pro-atlantikut

Të gjitha zhvillimet në lidhje me “operacionin e brendshëm” janë brenda këtij konteksti. Përpjekjet e bëra nga brenda me qëllim që drejtimi i luftës së Sirisë të shkojë në drejtimin që dëshiron SHBA-ja, pavarësisht se kush e kryen, është pjesë e një operacioni pro-atlantikut. Ata që kryen sulmet e 15 korrikut dhe që kryejnë këto operacione kontrollohen nga të njëjtat qendra.

Kërcënimi më i madh për Turqinë vjen nga Perëndimi dhe aleatët e tij të vjetër. Ne duhet të vëzhgojmë me kujdes forcat e huaja dhe operatorët e brendshëm që po bëjnë plane për “tkurrjen e Turqisë”. Duke parë këto lidhje, merren edhe masat paraprake.

Unë po tërheq vëmendjen me anë të termave të “opozitës konservatore” dhe “ndërhyrjes konservatore”, të cilat i kam përdorur kohët e fundit kryesisht prej këtij aspekti. Një nismë që duket si një “opozitë e pafajshme” që mund të vijë nga këtu do të bëhet pjesë e kësaj ndërhyrjeje të re shumëkombëshe. Sulmi do të vijë përsëri nga Perëndimi dhe do të kontrollohet nga selia e sulmit të 15 korrikut.

Ankaraja dhe Moska duhet të afrohen: Puna që filloi me Afrinin duhet të përfundojë

Turqia dhe Rusia përballen pothuajse me të njëjtat kërcënime, po ndërtojnë linja të ngjashme mbrojtëse dhe shprehin një diskurs të ngjashëm mbrojtës. Lidhja mes dy vendeve është në favorin e të dyve. Ankaraja dhe Moska duhet të jenë më të hapur ndaj njëri-tjetrit, të forcojnë marrëdhëniet e tyre të besimit dhe të zhvillojnë një lloj solidariteti. Eshtë e vërtetë që Turqia ka nevojë për Rusinë, por ndoshta Rusisë i duhet Turqia edhe më shumë.

Stuhitë, sulmet e drejtuara drejt dy vendeve prej Perëndimit do të vazhdojnë të intensifikohen. Rusia duhet të tregojë rezistencë ndaj kësaj, përndryshe një fatkeqësi e madhe do të trokasë në derën e saj. Turqia duhet të vazhdojë punën që ka filluar me Afrinin, pavarësisht nga kostoja e saj, përndryshe do të duhet të përballet me një valë të re sulmesh.

Harta e botës do të kufizohet për Perëndimin

Mund ta themi qartë se bota është ndarë në dy kahe, Lindje dhe Perëndim. Jo të gjitha levizjet e Turqisë dhe Rusisë janë taktike, lëvizjet aktuale janë manovra gjeopolitike. Sulmet e Perëndimit që synojnë këto dy vende janë të njëjta. Ka fakte që nuk mund të heqim dorë nga Turqia, siç është mbrojtja e saj, mbrojtja e të ardhmes së saj, që ekziston duke u rritur dhe duke qenë një forcë përcaktuese në ndërtimin e rajonit të vet. Për Rusinë, ekziston një betejë e madhe në lidhje me parandalimin e ndarjes së vendit për herë të dytë.

Por Rusia dhe Turqia nuk janë të vetmet që qëndrojnë kundër Perëndimit. Fuqitë aziatike po rriten me shpejtësi. Ata po e ngushtojnë hartën botërore për Perëndimin. Kemi për ta parë atë hartë edhe më të ngushtë, ndërsa zonat e tyre të ndikimit në rajonin tonë do të vazhdojnë të shkërrmoqen më tej. Kur analizohen të dy vendet, duhet që të shqyrtohet me vëmendje harta e tanishme globale e pushtetit dhe ndryshimet e saj. Kjo duhet bërë që të zbulohet e vërteta.

Perëndimi në rënie, Lindja në gritje!

Vizita e presidentit rus Vladimir Putin në Turqi, samiti trepalësh që u zhvillua midis presidentit Rexhep Tajip Erdogan, presidentit iranian Hassan Rouhani dhe Putinit është mjaft i rëndësishëm për formësimin e fatit të rajonit. Të tre vendet duhet të evitojnë goditjen e stuhive që vijnë nga brigjet e Atlantikut dhe të kundershtojnë skenarë e pushtimit të rajonit tonë me një qëndrim dhe me një gjuhë politike.

Ska dyshim se një botë e re po formësohet; Perëndimi po ndalet, duke u bërë agresiv; Lindja po ngrihet, duke fituar forcme një. Ne si Turqi po e interpretojmë mirë këtë kaos dhe po i bëjmë hapat tona në përputhje me rrethanat. Gjenetika politike që vazhdon prej Selxhukeve do të na vendosë në qendër të shekullit të 21.

Ne do të vazhdojmë me durim, vendosmëri dhe rezistencë./yenisafak/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne