Plot 5 tonë drogë në Itali, kush janë 3 kapot shqiptarë të arrestuar (Emrat)

Të tjera detaje zbulohen për super operacionin anti-drogë në Cantazaro në Itali, ku u sekuestruan rreth 5 ton marijuanë e cila vinte nga Shqipëria si dhe u arrestuan 25 trafikantë.

Sipas mediave italiane, 3 nga të arrestuarit janë shqiptarë, konkretisht Indrit Buja, 37 vjeç, Elvis Hajdini, 25 vjeç dhe Shefik Muho, 34 vjeç.

Shqiptarët e arrestuar dyshohet se janë përgjegjës për transportimin e lëndës narkotike nga Shqipëria drejt Italisë përmes Adriatikut.

Ende nuk bëhen të ditura më shumë detaje nga operacioni, por sipas mediave italiane të dhënat do të bëhen publike gjatë orëve në vijim.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne