A po e djeg “veshjen e vjetër “ Princi i ri i Saudisë

Autoritetet saudite arrestuan dhjetra ish ministra, zyrtarë dhe princë me influencë, duke përfshirë këtu edhe biznesmenin e mirënjohur Al Weliid bin Talal dhe pronarin e MBC Welid al-Ibrahim, me akuza për korrupsion dhe pastrim parash. Kjo ndodhi jo shumë kohë pas një dekreti mbretëror për të shkarkuar nga roli mbretëror saudit djalin e mbretit të ndjerë Abdullah bin Abdul Aziz dhe duke emëruar në vend të tij Muhamed bin Selmanin, gjykata mbretërore saudite lëshoi ​​një “dekret” në të cilin mbreti shpalli atë që ai e quajti “luftë e korrupsionit “. Ndërkohë, mediat saudite merreshin me inicialet e emrave të të burgosurve thanë se të paraburgosurit janë me dhjetra, të gjithë ish ministra, princa dhe zyrtarë.

Arabia Saudite disa orë më vonë pas shpalljes së dekretit, në mbrëmje të ditës së shtune njoftoi duke thënë : “Deri më tani janë arrestuar 11 Emira dhe 38 ish ministra dhe ministra aktual, dhe zëvendësministra dhe shumë emra të tjerë të biznesit dhe politikës mbi akuzat e korrupsionit”.

Mendohet se Weliid bin Talal u arrestua me një prapavij për disa kërcënime, sepse disa ditë më parë në një takim familjar të familjes në pushtet thuhet se bin Talal kishte thënë se nëse Mohammed bin Nayef nuk lirohet atëherë e gjithë pasurija e tij do të tërhiqet nga mbretëria saudite dhe do ti dërgoj në Evropë, e gjithë kjo ngase disa muaj pas marrjes së detyrës princi i ri Muhammed bin Selman e burgosi nën arrest shtëpiak paraardhësin e tij Muhammed Ben Najef dhe ia ndaloj të udhëtojë dhe të shfaqej në media, masë kjo që përshkruhej si represive, dhe se organizatat saudite i bënin thirrje bashkësisë ndërkombëtare të ndërhynte për t’i dhënë fund ndalimit të tij .

Weliid bin Talal është një nga biznesmenët më të shquar të Arabisë Saudite, dhe ish ministri i financave ishte midis dhjetëra të burgosurve nën hetim nga komisioni i ri saudit kundër korrupsionit.
Fushata e arrestimeve erdhi pasi mbreti njoftoi vonë në mbrëmje të shtunën formimin e një komisioni të ri kundër korrupsionit të kryesuar nga Princi i Kurorës Muhammed bin Selman. Princi Meteb djali i preferuar i mbretit Abdullah besohet të ketë qenë një rival i lartë për fronin mbretëror saudit përpara rritjes së papritur të princit Muhammed dy vjet më parë.

Ky veprim i këtij komisioni me në krye Princin e Kurorës mendohet se do të forconte kontrollin e Princit Mohammed mbi tre institucionet kryesore, siguria, mediat dhe biznesi, institucioni i sigurisë ka kohë që udhëhiqen nga degë të forta të ndara të familjes në pushtet por jo nga familja e Muhammed bin Selmanit. Princi Muhammed i cili është zotuar të ndjekë korrupsionin në nivelin më të lartë, do të kryesojë Komisionin e ri të Lartë Anti-Korrupsion, të cilit i janë dhënë kompetenca të gjera për hetimin e rasteve, lëshimin e mandateve të arrestit, kufizimin e udhëtimeve dhe ngrirjen e aseteve. Princi i Kurorës në një paraqitje televizive para pak muajsh kishte thënë se : “Atdheu nuk do të ekzistojë nëse shkaqet rrënjësore të korrupsionit nuk çrrënjosen, ata që janë të korruptuar dhe ata që dëmtojnë vendin dhe paratë publike do të japin përgjegjësi”.
Në disa media nga analizat e shumë analistëve të njohur në arabin saudite u tha se arsyeja për fushatën kundër princave, ministrave dhe biznesmenëve është se djali i Selmanit dëshiron të kapë shumën më të madhe të parave të të arrestuarve dhe ta transferojë atë në llogaritë e tij. Aktivistët dhe faqet e rrjeteve sociale para pak muajsh shpërndanë një video klip të Muhammed bin Selman duke u zotuar se të “korruptuarit” do të dalin para prokurorisë. “Kushdo që është dëshmuar kundër tij për korrupsion nuk do të shpëtoj kush do qoftë ai” tha Bin Selman në një intervistë për MBC në maj të vitit të kaluar.

Ai gjithashtu theksoi se “nëse lufta kundër korrupsionit nuk fillon me ata në krye të pushtetit atëherë është e padobishme”, por tani po shtrohen pyetje të shumta dhe po diskutohet edhe për vet Princin e ri, i cili para pak kohësh bleu një jaht në vlerë 550 miljon dollar nga pronari i Vodkes Ruse, nga kjo shitje pronari rus kishte fituar 200 miljon dollar, a thua të gjitha këto para si i fitoj princi 32 vjeqar? Pyesin analistët, pse pronari rus fitoj 200 miljon dollar nga një shitje e vetme?, pse nuk i mjaftuan princit që të ja bëjë pronarit rus fitimin 50 mln dollar por 200 milion?
Princi i ri e filloj me “modernizimin e islamit” dhe duke thirr në atë se arabia saudite tani e tutje do ta ketë një islam mesatar dhe të balancuar, për dallim nga ai që e kishte deri më tani, radikal dhe ekstrem, që për këtë edhe vet familja e tij babë e babagjysh kishin kontribuar me miljona dollar, tani besoj se ky komisioni apo duhet një komision tjetër ti hetoj dhe burgos ata që e ndytën fytyrën e fesë islame, jo vetëm në arabin saudite por në mbarë botën, e paraqiten fenë islame ashtu si nuk ishte në të vërtetë.

Autor: Zuhdi Hajzeri

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne