Po festonin Vitin e Ri, shqiptari vret gruan aksidentalisht

Në orët e para të vitit 2019, konkretisht në 00:30, ka ndodhur një tragjedi në një familje nga komuna e Gjilanit. Dyshohet se burri ka vrarë aksidentalisht gruan e tij, gjatë kohës që ishte duke festuar me armë Vitin e Ri. Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin për Gazetën Express.

Ismet Hashani nga zyra për informim në policinë e Gjilanit, tha se viktima është 62-vjeçare, ndërsa rasti ka ndodhur në fshatin Selvishtë afër Zhegrës, në komunën e Gjilanit.

“Është e vërtetë, ngjarja ka ndodhë mbrëmë, saktësisht në 00:30, në emergjencë është sjellë një grua pa shenja jete. Hetimet e para thonë se burri i saj aksidentalisht ka shkrepur armën e gjuetisë në drejtim të saj. Gruaja ka ndërruar jetë”, njofton zyrtari i policisë së Gjilanit.

Burri është ndaluar për 48 orë në Polici, ndërsa trupi i gruas është dërguar për obduksion.
Rasti po cilësohet si “Vrasje nga pakujdesia”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne