Po fillon operacioni në jug të Damaskut

Është njoftuar se ushtria siriane do të fillojë operacionin në orët e ardhshme pasi elementët e ISIS-it refuzuan propozimin për të evakuuar jugun e Damaskut.

Sipas raportit të televizionit El Meyadin, burimet lokale thanë se ushtria siriane do të fillojë në orët e ardhshme, operacionet ndaj elementeve të ISIS-it në jug të Damaskut.

Është raportuar se militantëve të ISIS-it i’u është dhënë kohë prej 48 orë për të evakuuar rajonet Yermul dhe Haceru’l Esved në jug të Damaskut, por ISIS-i e refuzoi këtë.

Në anën tjetër, përfaqësuesi i televizionit el-Alem në Damask, Hysein Murtada, përmes llogarisë në mediat sociale, raportoi se janë goditur terrenet në Haceru’l Esved.

Raportohet se pasi Guta Lindore u pastrua nga grupet e armatosura, nën pushtimin e grupeve të armatosura, në rrethet e jashtme të Damaskut kanë mbetur vetëm një pjesë e Yermuk, Haceru’l Esved dhe Tadamun.

Grupet e armatosura në rajonin Dumey në lindje të Kalamun në afërsi të Damaskut, kishin rënë dakord që të transferohen në Cerablus në kufi me Turqinë.

Burimi : Yakın Doğu Haber/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne