Po, Neocon-ët janë rikthyer

Nga Philip Giraldi

Menjëherë në një kohëtë afërt pas periudhës shokuese dhe të shkurtër që u përjetua si pasojëe fitores elektorale presidenciale të Trump-it, parashikohej se mund të dëshmonin një rikonceptim dhe ndryshim konkret të politikës së jashtme amerikane. Neokonservatorët pothuajse unanimisht e kishin kundërshtuar kandidaturën e Donald Trump për president duke përdorur nga termat më të turpshme, si në fushatën e brendshme nga partia për zgjedhjen e kandidatit ashtu dhe gjatë fushatës aktuale elektorale, duke e bërë të qartë se Hillary ishte zgjedhja e tyre për një të ardhme plot me luftë të shterueshme dhe të nxitur ideologjikisht me idealin për ta shndërruargjithë botën në një demokraci. Në një situatë të këtillë, do të supozohej dhe pritej që Trump do të preferonte njerëz që mund t’i pëdorte sa këtej andej në interes të tij në vend që të zgjidhteneokonservaorët në ekipin e tij kombëtar të sigurisë. Dhe në të vërtetë shumë analistë patën rënë dakord me këtë këndvështimdhe e patën përvetësuar atë dhe ndarë me të tjerët.

Në atë periudhë edhe unë ndaja të njëjtin mendim. Megjithatë, në vazhdim arrita të dalloj se në fakt neokonservatorët mund të tregohen shumë fleksibël.

Veçanërisht, pasi shumë prej tyre kanë qëndruar besnikëkundrejt vlerave të Partisë së tyre Demokratike në pothuajse çdo gjë, përveçse në politikën e jashtme, ku kanë qënë gjithnjë të papërshkrueshëm, që janë armiqësore ndaj Rusisë dhe Iranit dhe gjithmonë në mënyrë të besueshme janë mbështetës të përhershëm të Izraelit. Thënë më shkurt, shumë neokonservatorë mund të demaskedohen si mbështetës demokratë tëHillary Clinton nëse do të shqyrtonim çështje më çështje pikëpamjet e tyre.Një gjë e këtillë sigurisht qëndihmon në shpjegimin e disa prej zhvillimeve të mëvonshme.

Disa vëzhgues të Washingtonit të cilët në të vërtetë janë të interesuar përsa i përket çështjeve të këtilla kanë shkruar në lidhje me një proces Kumbaya**qëështë duke ndodhur mes ndërmjetësve konservatorë të vetëshpallur si neokonservarorë dhe ndërhyrësve liberalë. Katrina vanden Heuvel i përshkruan këta personalitete progresive si “shoqëriathemelore e vendit”, duke përdorur këtë togfjalësh tëhuazuar nga ish-Sekretarjae Shtetit, Madeleine Albright.

Ekzistojnë mospërputhje të pashmangshme por të vogla mes këtyre dy grupeve përsa i përket të vërtetave dhe motiveve të tyre në lidhje me agresionin. Demokratët pretendojnë se e përdorin agresioninme qëllim që të çojnë në ato vende demokracinë dhe lirinë ndërsa republikanët shprehense motivi i tyre që i detyron të përdorin agresionin ështërritja e sigurisë kombëtare. Megjithatë, në çdo rast, të dyja palët gënjejnë për motivet e tyre.E gjithë çështja rrotullohet rreth rivalitetit të fuqive; buronngashtetet e mëdha dhe të fuqishme që shtypin dhe përdorinshtetet më të vogla dhe më të dobëta; kjo për arsyese janë në gjendje të shpëtojnë nga mbajtja e fajit dhe se në këtë mënyrë do të ndjehen më të qetëpërsa kohë shtetet e tjera ndjekin rrugën e tyre.

Për këtë arsye, të gjithë palët në industrinë e shërbimeve financiare të Washingtonit dhe NewYorkut pajtohen me faktin se një Amerikë agresore dhe më e sigurt është një Amerikë më e mirë edhe se në realitetasnjë nga ndërhyrjet mund të mosrezultojë në ofrimin e demokracisë apo të sigurisë. Ky këndvështrim na sjell në riorganizimin e fundit të bërë në kabinetin e Donald Trumpit si dhe çfarë parashikohet që të ndodhë në vazhdim të kësaj rruge. Burime të shumëfishta po parashikojnë që Sekretari i Shtetit, Tillerson do të mbetet jashtë kabinetit dhe Mike Pompeo do të kalojë në Departamentin e Shtetit për ta zëvendësuar, ndërkohë që vetë Pompeo do të zëvendësohen në pozicionin e tij si Shef i CIA-s nga senatori Tom Cotton. Shtëpia e Bardhë po e mohon një mundësi të këtillë aktualisht, duke e quajtur atë “fake news” (lajm i rremë).Megjithatëështë e qartë se Trump nuk është në mbështetje të marrëveshjes aktuale dhe Tillerson do të largohet herët a vonë.

Mike Pompeo në rolin e Sekretarittë Shtetit funksionon si një biznesmen deri diku i paftë, që merret me trajtimin e kontratave të energjisë së të ardhmes për të cilat ëstë i specializuar, i cili është duke luftuar në lidhje me reduktimin e pagave të shtetit jashtëzakonisht të fryra. Pompeo përfaqëson figurën e një politikani vërtetë të ashpër dhe kokfortë, i cili tenton t’i shohë çështjet mëkomplekse politike në mënyrënmë të thjeshtëzuar të mundshme. Ai është një ndër njerëzit me konfidencialitet me presidentin, duke e informuar Trumpin në mënyrë të vazhdueshme në lidhje me gjendjen e botës, së fundmi duke nxitur vendimin e tmerrshëm për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Israel. Në një fjalim që ka mbajtur kohëve të fundit, Pompeo ka kritikuar CIA-n, duke i rikujtuar se kishin harruar se çfarëështë spiunimi, dhe duke shtuar më pas se do të duhet që CIA të tregohet ‘më e vrazhdë’ për të përmbushur misionin e saj që në thelb është të mbrojë dhe mbajë sigurinë nëShtetet e Bashkuara. Pompeo dëshiron që t’i shndërrojë Shtetet e Bashkuara në një top shkatërrimtar të drejtuar kundër armiqve dhe ta kthejë këtë në Rrugën/Mënyrën Amerikane të veprimit dhe dhe një proces të këtillë ai këkon ta vërë në jetë për herë të parë në Lindjen e Mesme.

Pompeo do të zëvendësohet në detyrën e tij nga drejtori aktual i CIA-s ,Tom Cotton. Sa më pak të flitet në lidhje me Tomin aq më mirëështë.Megjithatë, unë do të përpiqem ta përshkruaj arë me 2-3 fjalë këtu: Tom ndodhet plotësisht në zotërimin e Lobit të Izraelit. Në zgjedhjet e tij të vitit 2014, si senatori i vogël i zgjedhur nga Arkansas, ai përveçcse përfitoi 1 milion dollarë nga Komiteti i Emergjencave për Izraelin, i kryesuar në atë kohënga Bill Kristol, morri edhe ndihmë shtesë nga Koalicioni Republikan Hebre. Në muajin mars të vitit 2015, Tom i pagoi mbrapsh këta përkrahës të tij, kur 47 senatorë republikanë të Shteteve të Bashkuara nënshkruan një dokument të shkruar dhë formuluar nga ai, të cilënmë pas e ka dërguar drejtpërdrejt në dorë të qeverisë iraniane, duke paralajmëruar se çdo marrëveshje për të cilën do të bihej dakord në lidhje me programin bërthamor të atij vendi të arritur me Presidentin Barak Obama do të përmbysejnë momentin që do të kalonte në Kongres. Kjo letër, e cila nënvleftësonte edhe autoritetin e presidentit amerikan përpara një auditori ndërkombëtar u nënshkrua nga e gjithë udhëheqja e Partisë Republikane në Senat dhe gjithashtu përfshinte edhe kandidatët presidencial si Rand Paul, Marco Rubio dhe Ted Cruz.

Me anë të kësaj gjëje, unë nuk po mundohem të tregoj seCottondhe Pompeo janë në një formë apo tjetër budallenj. Megjithatë, mund të themi se ata tentojnë ta shohin botën në një mënyrë shumë monokromatike, si një rrogë njëngjyrëshe siç e sheh edhe shefi i tyre. Pompeo ishte i pari në klasën e tij gjatë studimeve në West Point***.Ndërkohë, Cotton është diplomua nga Harvardi si një studimet universitare dhe gjithashtu edhe në studimet e Drejtësisë. Trump pretendon të jetë personi më i mençur në dhomë pa marrë parasysh se në mesin e kujt është ulur. Megjithatë duke marrë parasysh gjitha kredencialet akademike dhe situatat e tjera, duke përjashtuar nga këtu Nikki Haley,ka qënë shumë e vështirë të imagjinohet se si zgjedhjet e reja që janë bërë së fundmi mund të jenë kaq të gabuara kur shihen nga një perspektive e përbashkët. Haley është me të vërtetë budallaqe dhe sikur të mos mjaftonte është edhe ambicioze. Gjithashtu është një person tërësisht nën kontrollin e Lobit të Izraelit, e cila duket të jetë një element i përbashkët që kalon nëpër të gjithë të emëruarit e politikës së jashtme të Trumpit.

Diçka që krijon problematikë në lidhje me të gjithë ekipin e Trumpit në mënyrë gjithëpërfshirëse është se ata të gjithë besojnë se mund të shkojnë dhe të shkaktojnë çdo pasojë në të gjithë botën pa marrë asnjë reagim të papëlqyeshëm për ata nga palët e tjera. Dhe të gjithë kanë të përbashkën që urrjenë Iranin për arsye që vazhdojnë të mos i dinë edhe vetë, por që natyrisht duhet të jenë të lidhura me marrëdhëniet e tyre me –siç mund ta keni kuptuar tashmë– neokonservatorët dhe Lobin e Izraelit!

Po, neokonservatorët janë kthyer. Është vënë re se, në muajin tetor, kur Pompeo dhe Këshilltarja e Sigurisë Kombëtare Herbert Raymond McMasterpo kërkonin një vend miqësor në mënyrë që të mbanin një fjalim politik por që do të pritej ngrohtësisht, ata u drejtuan për tek Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracive (Foundation for the Defense of Democracies-FDD), slogani i marketingut i të cilëve është “Lufta kundër Terrorizmit dhe Nxitja e Demokracisë.” FDD,e cila është në institucion qendror për neokoservatorët, përdoret në të njëjtën mënyrë që përdorej Instituti Amerikan i Sipërmarrjevenë kohën kur Dick Cheney ishte Zëvendës-President dhe kishte nevojë për një audiencë miqësore. FDD-ja kryesohet nga kanadez Mark Duboëitz, pasioni në jetë i të cilit është që të mund të bëjë të mundur që sanksionet kundrejt Iranit të zbatohen fjalë për fjalë siç është parashikuar. Për fat të keq, nuk është e lehtë që të deportosh një kanadez.

Vëzhguesit e neokonservatorëve, ku përfshihen emrat e mëdhenj si Brill Kristol, Kagans, Michael Chertoff dhe Max Boot e kanë bërë të qartë që nuk do të shfaqen personalisht brenda në qeveri. Kjo është e vërtetë, megjithatëarsyeja është se ata në vend të kësaj do të punojnë nëpërmjet fondacioneve të tyre, ndërkohë që FDD-ja është vetëm njëra prej tyre. “Aleanca për Sigurimin dhe mMbrojtjen e Demokracisë”, e cila është shfaqur shumë kohët e fundit në arenën e lobimit, po shitet si një gjë “dypartiake dhe transatlantike …”,megjithatë në të vërtetë është në mënyrë të qartë neokonservatore. Qëllimi i kësaj aleancë është që të “ekspozojë përpjekjet e vazhdueshme të Putinit për të shkatërruar demokracinë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Evropë”. Kjo aleancë përfshin emrat e zakonshëm të neokonservatorëve, por gjithashtu gjendet edhe opozita besnike demokratike, duke përfshirë ish-drejtorin e CIA-s, Mike Morell dhe Jake Sullivan, të cilët kanë shërbyer si këshilltarë të nivelit të lartë të Hillary Clinton.

Ndryshimi dhe zëvendësimi i të emëruarve të mëparshëm politikë në qeveri ka qenë shumë i ngadalshëm në vitin e parë të presidencës së Trumpit.Gjë prej të cilës neokonservatorët kanëpërfituar me të vërtetë për rimëkëmbjen e tyre. Shumë prej të mbijetuarve të dy administratave të mëparshme janë ende në detyrat e tyre dhe pothuajse të gjithë që pasqyrojnë pjesën mbizotëruese gjatë periudhës 2001-2016. Atyre do t’u bashkohen neokonservatorët në pozicionet e dyta dhe të treta, të cilët do të mbushin boshllëqet e politikave, duke garantuar praktikisht që politika e jashtme e dizajnuar nga neoconët që ka funksionuar në mënyrë të këtillë rreth gjashtëmbëdhjetë vjetësh të fundit, do të vazhdojë të ekzistojë edhe për një kohë më të gjatë.

Kuptimi i gjithë këtyre ështëse tani që palestinezët janë pozicionuar si palë humbëse dhe po shpërblehen izraelitët, se duhet të presim të fillojnëkonflikte të armatosura me Iranin brenda vitit të ardhshëm, dhe në vazhdimësi të kësajdo të vazhdojë të rritet armiqësia ndaj Moskës ndërkohë që Russia Gate do të vazhdojë të luhet. As nuk dua që taimagjinoj se në çfarë lloj çmenduriedo të dalë nga banda në Dhomën e Situatës së Krahut Perëndimor****në lidhje me situatën me Korenë e Veriut. Lajmi i mirë është se ndërtuesit e strehimoreve të bombolave ​​në shtëpi, një sipërmarrje që pati lulëzuargjatë periudhave të fëmijërisë sime të viteve 1950 dhe 1960 që tani përdoren për të kultivuar kërpudhat, do të mund të rigjallërojnë biznesin e tyre.

(*): Konservatorët e rinj (neo-konservatorët, apo neocon) është një rrymë politike që ka lindur në mesin e personaliteteve liberalë të pakënaqurë me dhe që kishin humbur shpresën në programin e politikës së jashtme të Partisë Demokratike në SHBA-së në vitet 1960. Shumica e ndjekësve të kësaj rryme kanë shërbyer në vitet 1970, 1980, 1990 dhe 2000 si këshilltarë politikë në adminstratat e presidencave republikane. Gjatë administratës sëGeorge W. Bush, neoconët kanë luajtur një rol të rëndësishëm në planifikimin dhe mbështetjen e pushtimit të Irakut në vitin 2003. Neokonservatorët më të spikatur gjatë administratës sëGeorge W. Bush yönetiminde janëneoconët Paul Wolfowitz, Elliott Abrams, Richard Perle dhe Paul Bremer. Ndër zyrtarët më të lartë si zëvendës-presidenti, Dick Cheney dhe Sekretari i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld të cilët edhe pse nuk vetëpranohen si neokonservatorë në politikën e tyre të jashtme, veçanërisht përsa i përket mbrojtjes së Izraelit dhe çështjes së rritjes së ndikueshmërisë së ndikueshmërisë amerikane në Lindjen e Mesme kanë marrë vendime duke u nisur nga këshillimet e këshilltarëve të tyre neokonservatorë.

Çështja e themelit ideologjik është interesante. Termi “Konservatorët e rinj”i referohet atyre që kanë ndjekur kampin e ideologjisë anti-staliniste, nga Troçkistët e majtë të “Konservatorëve Amerikanë”. Neokonservatorët mbështesin promovimin e demokracisë si dhe përfshirjen e përdorimit të forcës ushtarake në zgjidhjen e çështjeve ndërkombëtare. Për më tepër njihen edhe si armiq të komunizmit dhe të ‘radikalizimit politik’. Rrënjet intelektuale të kësaj lëvizjeve, mund t’i gjeni publikimet e revistës mujore hebreje, Commentary të Komunitetit Amerikan Hebre (American Jewish Committee).

(** ): Është një këngë fetare që ka mbetur që prej viteve 1930 në kuptimin “Hajde Këtu”. Në thelb, kënga bënte ftesë për njëshmërinë njerëzore dhe shpirtërore, afrimitetin dhe mëshirën. Kohët e fundit, përpos kësaj përdoret edhe për të ironizuar në botë dhe në natyrën njerëzore moralin e rremë, hipokrizinë dhe pozitivitetin naiv.

(***): Akademia Ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që trajonon ushtarakët e Forcave Tokësore të SHBA-së.

(****): Salla e Konferencës dhe Qendra e Drejtimit të Shërbimeve të Inteligjencës që gjendet në ndërtesën e njohur si West Wing ku gjenden zyrat administrative të Shtëpisë së Bardhë.

Burimi : Information Clearing House / ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne