Është raportuar se Liga Arabe po punon për projektligjin në lidhje me rivendosjen e anëtarësimit të Sirisë në organizatë.

Duke folur për Sputnik, një burim diplomatik arab tha se projektligji mund të paraqitet për shqyrtim në samitin i cili do të mbahet në Liban në fund të muajit janar.

Burimi deklaroi se edhe Egjipti mbështet kthimin e Sirisë në Lidhjen Arabe.

Më parë ishte raportuar se disa vende arabe mbështetën rivendosjen e anëtarësimit të Sirisë në Ligën Arabe. Ishte raportuar se Presidenti sirian Bashar al Assad mund të ftohet në samitin i cili do të mbahet në muajin në mars.

Por Liga Arabe nuk pranon pretendimet se ajo është duke punuar në drejtim të rivendosjes së anëtarësimit të Sirisë.

Burimi : Sputnik News/ ML

11