A po përpiqet Rama të largojë vëmendjen nga premtimet e pambajtura

Ditët e para të fushatës elektorale kanë nxjerrë në pah se fushata e kryeministrit Edi Rama është bazuar vetëm te batutat dhe gallata me të pranishmit. Në orët e gjata që kreu i qeverisë harxhon LIVE në ERTV dhe ekranet e TV-ve ka pak fjalë për ato që janë bërë dhe aspak për ato që nuk janë bërë. Pjesa e parë e fjalimeve janë batuta me ata që janë rreth e rrotull. Pjesa e dytë një leksion për Vettingun dhe sa shumë kjo qeveri e do reformën në drejtësi. Përciptazi Rama thotë se kaq ka mundur të bëjë dhe se po të marrë i vetëm “timonin” e qeverisë do të bëjë më shumë. Pjesa e tretë e fjalimeve mbyllet me retorikë populiste dhe sërish batuta me ndonjë të ri, ndonjë grua, apo plak të rreshtave të parë. Deri tani askush nuk mund të thotë se ka dëgjuar në një premtim apo synim të Partisë Socialiste për të bërë në 4 vitet e ardhshme. Aq më pak të ketë një bilanc të asaj që premtoi dhe që realizoi në 4 vjet. Në rrjetet sociale vazhdon gallata me fotomontazhe, por edhe me foto të vërteta si kjo shaminë që Rama ka vënë dhe postuar në rrjetet sociale.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne