Po vjen vit i vështirë për Lindjen e Mesme

Nga Kemal Öztürk

Shpresat se për gjeografinë ku jetojmë vitet që vijnë do të jenë më mirë nga dita në ditë sa vijnë dhe pakësohen. Do të doja shumë të thoja se luftrat, terrori, mjerimi, injoranca dhe shpërbërja do të ndalen,se gjithçka do të rregullohet. Megjithatë, zhvillimet, shteti, qëndrimet e shteteve na tregojnë se situata nuk do të përmirësohet. Them sikur të mos jetë ashtu , por mendoj se do të kalojmë një vit të vështirë. Më lejoni të ndaj me ju zhvillimet e fundit që më çojnë në mendime të tilla pesimiste.

Popullin Iranian e pret një vit i vështirë

Zhvillimi, i cili padyshim që do t’i bëjë gjërat më keq, është sanksioni më i madh dhe më i pamëshirshëm në vitet e fundit i aplikuar ndonjëherë ndaj Iranit. Ky është një sanksion i madh, gjithëpërfshirës dhe i gjerë që do të shkatërrojë ekonominë e një vendi, do të ndërpresë marrëdhëniet e tij me botën dhe do të shkaktojë dëme serioze. Nuk është e mundur që ekonomia iraniane, e cila tashmë është në gjendje të keqe, ta përballojë këtë. Kjo është një situatë e vështirë për popullin iranian.

Arsyeja më e rëndësishme për sanksionet për të ndikuar në një zonë të madhe është kërcënimi që Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione ndaj të gjithë atyre që bëjnë tregëti me Iranin. Pompeo duke shpjeguar sanksionet, fjalitë e përdorura, toni i zërit dhe doza e lartë e kërcënimit, na tregon se SHBA ka shpallur luftë ndaj Iranit, jo sanksione, dhe vendet që mbajnë kontakt me të do të shihen si armiq. Vetëm 8 vende u përjashtuan nga ky sanksion. Edhe ato për 6 muaj. Këtyre vendeve u është dhënë kohë për të përfunduar marrëveshjet e tyre tregtare brenda 6 muajve. Atëherë edhe ato do të duhet t’u binden këtyre sanksioneve strikte dhe brutale.

Evropa, Rusia dhe Kina, megjithëse deklarojnë se i vjen keq nga sanksionet, kanë filluar ti tërheqin një e nga një kompanitë që bëjnë tregti me iranin. Nuk e di se sa tregti mund të bëjnë në fshehtësi. Irani do të shesë naftë dhe gaz natyror për 6 muaj në këto 8 vende, por do të jetë e vështirë ta mendosh se si do ti marrë paratë. Duke përfshirë dhe bankën qëndrore janë ndaluar 50 banka,gjithashtu janë ndaluar më shumë se 700 kompani.

Sanksionet ndaj Iranit mund të krijojnë një efekt domino në rajon

Për këtë metodë mafioze të SHBA e cila lë pas edhe ligjin e xhunglës, nuk pati asnjë kundërshtim serioz nga bota për këtë ndëshkim Iranin dhe popullin iranian. Deklaratat e bëra në mënyrë retorike sigurisht që nuk kanë kuptim. Askush nuk dëshiron të përballet me ekonominë dhe ushtrinë më të madhe në botë.

Vuajtja e Iranit padyshim që do të ndikojë dhe vendet e prekura prej tij. Si rezultat i politikave ekspansioniste të Iranit, Iraku, Siria, Libani dhe Jemeni, të cilat kanë pothuajse një rend kaotik, do të përjetojnë ditë më të këqija në ditët në vijim. Ekonomitë e atyre vendeve që ekonomikisht nuk janë në gjendje të marrin ndihmë nga Irani do të jenë të falimentuara,megjithatë, mendoj se nuk do të ishte gabim të thuhet se paqëndrueshmëria dhe mjedisi kaotik do të arrijnë kulmin e saj.

Në një situatë të tillë, vendet që do të dëshirojnë të përfitojnë nga kaosi dhe boshllëku do të jenë në gjendje të ndërhyjnë në Lindjen e Mesme për të ndryshuar kufijtë fizikë dhe pushtetet. Izraeli në Gazze, Ramalah, Siri; Arabia Saudite Jemenin, Siria në Irak mund të bëjë sulm për të mbushur boshllëkun që do të shfaqet ose të kthejë në një mundësi për ta kthyer kaosin në një mundësi. Nuk është nevoja të them se SHBA do të japë mbështetje të pakufizuar për këto vende.

Lëvizje sa për sy për shkëmbimin Pkk-Ypg

Këtyre duhet shtuar dhe PKK / YPG. Ndonëse Shtetet e Bashkuara kanë vënë para për kokat e disa udhëheqësve të PKK, të gjithë e dinë se kjo është një lëvizje sa për sy. Mendoj se ka një skenar më të keq prapa kësaj lëvizjeje.

Këtu shikojmë se me likuidimin e Pkk, SHBA kërkon për të legjitimuar YPG, dhe të rrijë për një kohë të gjatë në Siri, dhe në këtë mënyrë ka si synim ndryshimin e kufijve. Mendoj se në kaosin që do të aktivizohet vitin e ardhshëm YPG do të jetë aktive. Ose do të krijojë një shtet kukull ose do të përpiqet të pushtojë Sirinë dhe përcajë pjesën veriore të Irakut. Për këtë Shtetet e Bashkuara i dhanë armë të mjaftueshme, Sauditët u dhanë shumë para, ndërsa Izraeli i dha informacionet.

Turqia bazuar në gjendjen e re duhet të prodhojë një strategji të re

Në këtë rast, Turqia do të jetë vendi që do të vihet në pozitë të vështirë. Edhe pse ne jemi të njohur për lojrat me İranin, nuk jemi në favor të kaosit social iranian, konfliktit të brendshëm dhe një kolapsi të madh ekonomik.

Ne dëshirojmë që të paguajë për gabimet e bëra,por nuk jemi në gjendje ta lejojmë këtë të ndodhë me dorën e një vendi imperialist. Ndërsa Irani po zvarritet në një vorbull, është një paqëndrueshmëri serioze dhe infektive që do të zgjasë për shumë vite të ardhshme në Lindjen e Mesme.

Është e vështirë ta mendosh se Turqia i cili është i vetmi vend në këtë rajon i cili ka qëndruar në këmbë, se me sa dëme do të dalë nga ky vakum. Sidoqoftë,është e sigurt se viti 2019 do të jetë një vit i vështirë për ne.

Nëse mund të prodhojmë manovra dhe strategji për t’i kthyer krizat në mundësi, a mund të krijojmë një gjendje për të mbrojtur popujt e rajonit nga kaosi? Ta diskutojmë edhe këtë./ frekuenca

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne