Poezi për “Rezistencë dhe Liri “

Vargje nga poeti i njohur palestinez Mahmoud Derwish.

Fjala

Poeti arab i privuar nga gjithçka
Gjaku i shkretëtirës shpërthen në poemën e tij
Dhe karavanet e dveve të etura
Udhëtojnë gjithnjë në relacionet e tyre
Dhe këndshmëria e verdhë në sedefin e detit!

Poeti arab i privuar nga gjithçka
Mësohet të vdes me shpatën e heshtjes së tij
Të gjitha fshehtësitë i mbyll në sytë e tij
Tha: Nesër do ta kuptojnë atë në sytë e mi
Dhe unë të lash ty fjalën në sytë e mi
Por, mendoj se nuk ke kuptuar!

Atdheu im është kasaphanë
Në të isha muzikant u bëra tel kitare
Kur isha i vogël e i lumtur
Lulja ishte shtëpia ime
Përrenjtë ishin deti im
Lulja u bë plagë
Përrenjtë gjak.
_____

Vij nga vdekjet duke kënduar këngë
vij për të jetuar.
Thika e xhelatit më ka mësuar mua
Të eci mbi plagën time.
Të eci, dhe të eci pa u lodhur.
Më ka mësuar të rezistoj.
Të rezistoj.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne