“Policë, mblidhni vota për PS” Deputetja e LSI: Kryeministri në ikje s’kupton dot një gjë…!

Kryeministri Rama do të artikulonte ditën e djeshme një deklaratë që shumë pak persona e kanë mbështetur deri më tani.

“Në momentin që lënë uniformën, të përkushtohen për të marrë sa më shumë vota për PS-në” ishte deklarata e Ramës, për të cilën sot vetë, ai kërkoi falje mëse një herë.

Por për LSI-në dhe deputeten Kejdi Mehmetaj, thirrja e Ramës është një turp i madh. Mehmetaj e cilëson Ramën si një kryeministër në ikje, dhe i bën thirrje policëve të ndershëm që të mos zbatojnë urdhërat e qeverisë për të bërë presion ndaj mbështetësve të LSI-së.

Deputetja e LSI-së shton në postimin e saj në rrjetin social, se pavarësisht presioneve të shumta, forca e Lëvizjes Socialiste për Integrim, rinia, nuk do të mund të ndalet dot më 25 qershor.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne