Polici tërheq zvarrë gazetaren: T’i këpus të dyja duart

Një tjetër rast dhune është shënuar nga ana e uniformave të policisë. Polici, i cili ruan Institutin e Fizikës Bërthamore dhunon fizikisht grupin e xhirimit të emisionit “STOP”, ndërsa gazetarja dhe operatori ishin në detyrë. Edhe pse iu kërkua korrektesë në sjellje, polici fyen, dhunon dhe kërcënon përfaqësuesit e medias. (shih VIDEON poshtë)

Gazetarja e emisionit “STOP” shprehet se i është drejtuar Institutit të Fizikës Bërthamore për të lënë një takim me Drejtorin e këtij institucioni, por u ndesh me dhunën verbale dhe fizike të policit që ruan këtë objekt.

Gazetarja – Mund të ma thuash pak me ton më normal?

Polici – Dil atje përjashta! Zbato urdhrin tim! A do të dalësh përjashta, me të mirë apo …?

Gazetarja – Më fal, kush jeni? Me kë po komunikoj?

Polici – Me punonjësin e Policisë së Shtetit. Ai që ruan këtëëëëëë…

Gazetarja – A mund të pyesësh pak si njeri se për çfarë kam ardhur?

Polici – Dil atje përjashta, të jap urdhër brenda rregullit, jo me hy me forcë.

Gazetarja – Brenda kujt rregulli?

Polici – Dil aty!

Gazetarja – Ma trego pak rregulloren, të lutem!

Polici – Do dalësh përjashta…

Gazetarja njofton policinë dhe përballet me policin që e dhunoi.

Polici – Në institucion… t’i këpus të dy duart…

Gazetarja – Nuk ke asnjë lloj të drejte… Ku e kishe kapelen?

Polici – Leje moj kapelen, s’mbaj kapele në institucion unë.

Gazetarja – Çfarë do më bësh ti mua? Do më këpusësh duart? Është kërcënim ky?

Polici – Po hyre atje po, është institucion shteti.

Gazetarja – Kush je ti që më vë mua dorë?

Polici – Do të hedh në gjyq ty dhe ata që janë më të fortë.

Gazetarja – Të hedh unë më para në gjyq.

Gazetarja e emisionit “STOP” rrëfen se polici dukej në gjendje të dehur, pasi i vinte era alkool.

Të tjera

2 orë 5 min më parë0

Vajza me Smart përplaset me shtyllën dhe pemën

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në rrugën “Bardhyl” në kryeqytet. Makina “Smart” është përplasur me një pemë dhe më…

2 orë 16 min më parë7

FOTO/ Edi Rama takon Donald Trump në Bruksel

Kryeministri Edi Rama ka pasur një takim të shkurtër mes Presidentin e SHBA-ve Donald Trump. Takimi është zhvilluar gjatë…

2 orë 22 min më parë0

LSI shpall kandidatin për Bashkinë Kavajë

LSI do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të Kavajës. Mësohet se kandidati i saj për këtë bashki është Maksim Kokona. Më herët…

2 orë 27 min më parë4

FOTOGALERI/ Të gjitha përpjekjet e Ramës për t’u afruar me Trump

Samiti i NATO-s që po zhvillohet në Bruksel ishte rasti që Kryeministri Rama të tregonte se Presidenti i SHBA-ve Donald Trump nuk…

3 orë 17 min më parë1

Aleati i Bashës ‘kundër’ PD: Garoj vetëm

Eduart Ndocaj, deputeti ‘kaubojs’ që nënshkroi një marrëveshje politike me Bashën nuk e pranon ofertën e kreut të PD-së për të…

3 orë 25 min më parë0

Policia merr forcërisht nga lokali dhe dhunon keqas 34-vjeçarin e akuzuar për vjedhje

Një 34-vjeçar nga Korça ka denoncuar sot dhunën fizike të ushtruar nga operativi i zonës dhe shefi i Krimeve të komisariatit të…

3 orë 37 min më parë1

Raporti/ Vdekshmëria në Shqipëri po rritet me përmasa të frikshme

Instituti për Matjen dhe Vlerësimin e Shëndetit (IHME), autoriteti më prestigjoz në botë që mat barrën e sëmundjeve në çdo vend,…

3 orë 49 min më parë0

Kush është ish-kryeministri grek Papademos, eksperti i ekonomisë që u plagos sot në sulmin terrorist

Lucas Papademos, ish-kryeministri i Greqisë ka mbetur i plagosur sot në një atentat me pako bombë që ndodhi brenda makinës së tij…

4 orë 31 min më parë0

Atentat me lëndë shpërthyese në makinën e ish-Kryeministrit grek (FOTO)

Një atentat me lëndë shpërthyese ka ndodhur sot pasdite në kryeqytetin grek, Athinë. Shënjestra ishte ish-Kryeministri i Greqisë…

4 orë 41 min më parë3

Erion Veliaj i ankohet Zuckerberg-ut për Berishën

Erion Veliaj është përfolur disa herë se u shkruan ankesa institucioneve ndërkombëtare për Sali Berishën. Ai u akuzua kur ishte…

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne