Policia austriake ndalon Kukësin të dyshuar për trukim ndeshjesh

Klubi i Kukësit është përballur me një surprizë të hidhur mbrëmjen e së dielës në Austri. Policia vendase ndaloi trajnerin Gjoka dhe 7 futbollistë të kampionëve të Shqipërisë duke i marrë në pyetje në lidhje me trukimin e ndeshjeve miqësore të cilat janë denoncuar nga “Federbet”.

Përveç trajnerit Gjoka janë shoqëruar në polici edhe portierët Enea Koliçi dhe Ervis Koci. Të tjerët janë Ylli Shameti, Albert Serran, Rustem Hoxha, Hair Zeqiri dhe Simon Rrumbullaku. Lojtarët kanë qëndruar për më shumë se tri orë në komisariat dhe mësohet se një pjesë e tyre janë lënë të lirë rreth orës 00:45.

Për Rustem Hoxhën, ky është viti i dytë radhazi që merret në pyetje nga policia austriake pasi është ndaluar edhe vjet kur ka qenë në fazë përgatitore me Teutën. Po cilat janë ndeshjet e dyshuara si të trukura.

Kompania Federbet dyshon se të trukuara janë takimet: Volfsberg-Kukësi 7 – 0, Kukësi-Botosan 3 – 1 dhe Dinamo e Moskës – Kukësi 6 – 0.

Vetë klubi i Kukësiik i mohoi akuzat duke postuar foton e mësipërme të këtij lajmi me komentin se asgjë nuk ka ndodhur në Austri përveç shiut që binte. Presidenti i Kukësit Gjici ka deklaruar se do të kërkojë nga drejtësia 30 milionë euro për dëmtim të imazhit nga kompania Federbet.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne