Policia e Kebekut arreston një dyshuar në lidhje me kërcënimet online kundër myslimanëve

Një burrë është arrestuar nga policia e qytetit të Kebekut në Kanada për dyshime se në internet ka bërë komente urrejtje nxitës kundër myslimanëve.

Nicolas Thériault, 46 vjeç u arrestua të premten dhe u paraqit në gjyq të shtunën për t’u përballur me akuzat për kërcënime dhe nxitje të urrejtjes.

Policia e Kebekut (SPVQ) tha se ishin informuar për komentet e shfaqura në një faqe të mediave sociale nga RCMP.

“Në mesazhe, kishte nxitje të urrejtjes kundër komunitetit musliman”, tha zëdhënësja e SPVQ-së Mélissa Cliche për CBC News.

Hetimi i nisur i mundesoi policisë që të identifikonte një të dyshuar.

Cliche nuk sqaroi se i dyshuari kishte qenë pjesë e një grupi më të madh, apo nëse mesazhet e mediave sociale ishin postuar në një forum apo dërguar në një mesazh privat.

Ajo tha se njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm sepse kanë përgjegjësi për mesazhet që dërgojnë në internet.

“Është mirë që të shkëmbejmë ide në mediat sociale, por ekziston vërtet një kufi për tu respektuar, në mënyrë që të ruhemi nga krimi”, tha Cliche.

Thériault u lirua me disa kushte dhe me pagimin e 500 dollarëve si garanci duke përfshirë qëndrimin e më shumë se 500 metrave larg xhamive të Kebekut, ndalimin e mbajtjes së armëve dhe ndalimin e përdorimit të kompjuterit.

29 janari do të shënojë përvjetorin e parë të të shtënave vdekjeprurëse në qytetin e Kebekut, ku u vranë gjashtë vetë dhe u plagosën 19 të tjerë.

Deri tani një person dyshohet për krimin vdekjeprurës të xhamisë së Kebekut, thotë policia/cbc.ca/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne