Policia greke qëllon me snajper gomonen me drogë të nisur nga Shqipëria

Ka zgjatur 48 orë një operacion i policisë greke për të ndalur një gomone të mbushur me drogë me shumë gjasa të nisur nga Shqipëria. Ajo u pikas në ujërat në veri te Korfuzit.

Në operacion u përfshinë forca të shumta policore nga ajri dhe deti. 3 persona u vunë në pranga ndërsa një sasi e madhe droge u sekuestrua.

Në pranga u vunë një shqiptar, një grek dhe një turk. Për ndaljen e gomones u përdorën edhe snajperat, ndërsa raportohet se skafistët u përgjigjën me armë. Ende nuk ka një reagim nga policia shqiptare.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne