Policia holandeze prish planet e kryebashkiakut Veliaj për ndërtim kullash në Tiranë

GJERGJI THANASI

Gjatë kësaj jave policia holandeze me anë të dy operacioneve të sukseshme arriti të sekuestrojë plot 7 ton e gjysëm kokainë të pastër me vlerë tregu rreth 187 milion euro. Kokaina ishte e maskuar në kontjenerë me ngarkesa legjitime bananesh. Kontejnerët ishin eksportuar nëpërmjet portiti kolumbian Turbo. Policia arrestoi 6 shtetas holandezë dhe belgë, që kishin lidhje me 7,5 tonët e kokainës. Droga në të dy rastet u kap në zonën e Oosterhout afër qytetit Breda, ndonëse kontejneri me 3, 5 ton kokainë ishte shakrkuar në Portin e Anversës.

Sipas policisë holandeze si pritës të mallit ishin disa grupe kriminale jo vendase, ku dalloheshin për sasinë e madhe të porositur narkotrafikantët shqiptarë. “Hyzmeqarët” e këtyre 2 ngarkesave me kokainë ishin holandezë e belgë në pozicionin e shoferit apo pronarit të kompanisë pritëse të bananeve, ngarkesës legjitime në këto kontejnerë plot më kokainë. Në rradhët e krimit të organizuar shqiptar tashmë ka nisur një luftë e egër “civile” midis narkotrafikantëve me mbështetje politike, që po kërkojnë të akaparojnë tregun e kokainës duke e importuar nga portet e Amerikës Latine drejt e në Durrës në sasi prej disa kuintalësh cdo rejs (cdo rrugë), dhe narkotrafikantëve të stilit të vjetër, të cilët e importojnë kokainën në sasi prej disa dhjetra kilesh apo 3-4 kuintalësh në portet europiane (Holandë, Spanjë, Hamburg, Gioia Tauro në bashkëpunim me Ndrangetën etj.).

Në 21 gusht dogana e Portit të Roterdamit në një kontejner me banane të ardhur nga Ekuadori kapi një sasi modeste prej vetëm 249 kilesh kokainë. Sipas kolegëve holandezë pritësit e kësaj sasie kokaine ishin një grup narkotrafikantësh shqiptarë.

Sipas policisë holandeze një goditje kaq e fortë kundra narkotrafikantëve shqiptarë do shërbejë si katalizator për të thelluar kontradiktat në rradhët e tyre. Si pasojë të dytë do të ketë edhe stopimin e mjaft projekteve zhvillimore në tregun e pasurive të paluajtshme kryesisht në kryeqytetin shqiptar Tiranën dhe më pak në porte të tilla si Durrësi dhe Vlora. Do ndihet mungesa e likujditetit në projektet për ndërtim gratacielash, fshatrash turistikë dhe qendrash tregtare në Shqipëri për shkak të mungesës së parasë së fituar nga trafikimi i kokainës e më pak i kanabisit në tregun italian dhe grek.

Me gjasa lumi i lejeve të ndërtimit të nënshkruara nga kryebashkiaku Veliaj (dhe kryeministri Rama – Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit) nuk do të shndërrohet plotësisht në kantjere ndërtimi./ Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne