Policia identifikon autorët dhe arreston shokun e të plagosurit në atentatin e Orikumit

Pas atentatit të dy ditëve më parë në Orikum, policia ka bërë të ditur se ka zbardhur ngjarjen, duke identifikuar autorët e dyshuar të plagosjes, ndërsa një person është vënë në pranga.

Sipas uniformave blu të Vlorës, autorët janë ende në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre, ndërsa u arrstua shoku i djalit të plagosur që i bënë atentat, pasi në makine iu gjet drogë.

I riu që iu bë atentat në Orikum është Denis Brahimi, 23 vjeç, ndërsa droga e gjetur në mjet, është edhe pista kryesore ku po heton policia.

Dyshohet se shkak për konfliktin mes autorëve dhe 23-vjeçarit të plagosur, të jetë prishja e pazareve të drogës.

Edhe i arrestuari Geraldo Hasanaj, 20 vjeç, i cili ndodhej në vendngjarje, gjatë marrjes në pyetje ka deklaruar se përpara plagosjes, mes autorëve dhe shokut të tij ka patur një debat verbal.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne