Policia izraelite plagos 6 të rinj palestinezë

Në ndërhyrjen që policia izraelite bëri të enjten në mbrëmje në zonën e qytetit të vjetër të Jerusalemit Lindor të pushtuar ndaj një grupi të palestinezëve të mbledhur para portës së Damaskut, të Kompleksit Al-Aksa janë plagosur 6 palestinezë.

Policia izraelite ndërhyri me bomba zëri dhe plumba plastik ndaj një grupi të të rinjve palestinezë, të cilët pas namazit të teravive deshën të ulen në shkallët që ndodhen përballë portës së Damaskut të Kompleksit Al-Aksa.

Në komunikatën me shkrim të lëshuar nga Gjysmëhëna e Kuqe e Palestinës, thuhet se “Në përleshjet e jetuara me forcat okupatore para portës së Damaskut janë plagosur 6 të rinj palestinezë”.

Në deklaratë gjithashtu thuhet se dy nga të plagosurit u kuruan në vendin e ngjarjes, ndërsa 4 të tjerë u dërguan në spital.

Në anën tjetër udhëheqja e Izraelit vendosi të heq ndalimin ndaj peshkatarëve palestinezë për të peshkuar në det të hapur në afërsi të Gazës.

Kryetari i Sindikatës së Peshkatarëve Palestinezë në Gazë, Nizar Ajjash, bëri të ditur se udhëheqja e Izraelit të shtunën e kaluar hoqi ndalesën ndaj peshkatarëve palestinezë dhe lejuan peshkimin në 6 mile në veri të Gazës, ndërsa në jug në 12 mile.

Me fillimin e sulmeve ndaj Gazës ushtria e Izraelit kishte mbyllur vendkalimet kufitare Kerm Ebu Salim dhe Bejt Hanun, ndërsa peshkatarëve u kishte ndaluar peshkimin në brigjet e Gazës./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne