Policia jep detaje për incidentin me deputetin e PD para takimit të Bashës në Burrel

Policia ka dhënë detaje për incidentin e ndodhur para takimit të kryetarit të ngrirë të PD, Lulzim Basha, me anëtarët e partisë në Burrel.

Policia tha se deputeti Bedri Hoxha 49 vjeç,  banues në Klos, është paraqitur në komisariat dhe ka deklaruar se rreth orës 13.10 të ditës së sotme, para hyrjes së Pallatit të Kulturës Burrel, për motive të dobëta e ka goditur me  grusht shtetasi Demir Çupi,  duke i shkaktuar  plagë të lehta.

Menjëherë shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Mat kanë bërë shoqërimin e shtetasit D.Ç, në ambjentet e Policisë.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, ka filluar hetimin në gjendje të lirë për Demir Çupin, 59 vjeç, banues në Burrel, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje’’.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne