Policia nis aksionin për fishekzjarret. E pësojnë 2 pronarë dyqanesh

Policia e Tiranës ka hartuar një plan masash për kontrollin e dyqaneve dhe tregjeve që tregëtojnë apo shesin lëndë plasëse dhe piroteknike jashtë rregullave të paracaktuar nga drejtusit e institucionit të policisë.

Pas kontrolleve janë konstatuar dy subjekte (dyqane) që mbanin dhe tregëtonin lëndë piroteknike në mospërputhje me kushtet dhe kriteret për mënyrën e magazinimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale lëndë plasëse dhe piroteknike, ndërsa ndaj dy pronarëve të dyqaneve janë marrë masa të menjëhershme.

“Sekuestrohen produkte piroteknike. Policia e Tiranës në zbatim të planit të masave për kontrollin e dyqaneve dhe tregjeve që tregëtojnë apo shesin lëndë plasëse e piroteknike, ka ushtruar kontrolle në dyqanet dhe tregjet e qarkut Tiranë.

Gjatë kontrolleve janë konstatuar në shkelje dy subjekte (dyqane) dhe materialet janë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shkeljen e konstatuar në ngarkim të pronarëve të këtyre subjekteve, shtetasve:

– Xh. Rr., 58 vjeç, banues në Tiranë.

Në dyqanin e tij në rrugën “Hamdi Pepo” ky shtetas mbante dhe tregëtonte produkte piroteknike në mospërputhje me kushtet dhe kriteret për mënyrën e magazinimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike.

– D. K., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Në dyqanin e tij në rrugën “Çamëria” ky shtetas mbante dhe tregëtonte produkte piroteknike në mospërputhje me kushtet dhe kriteret për mënyrën e magazinimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale produkte piroteknike. Kontrollet do vijojnë edhe në ditët në vijim në gjithë dyqanet dhe tregjet e qarkut Tiranë”, njofton policia.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne