Policia pranon krizën financiare, Ardi Veliu letër drejtuesve: S’kemi fonde për orët shtesë!

Kreu i policisë së shtetit Ardi Veliu iu ka nisur një letërporosi drejtuesve të policisë në rrethe, të cilëve iu njofton se efektivëve nuk mund t’iu shlyhen detyrimet e prapambetura për orët shtesë.

Veliu thotë se Policia nuk ka fonde, dhe për këtë policët orët që kanë bërë shtesë do ti marrin si ditë pushim dhe jo si shpërblim monetar.

Pak kohë më parë ishin vetë sindikatat e policisë që ngritën shqetësimin, madje paralajmëruan dhe marrjen e masave radikale, në rast se nuk merrnin paratë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne