Policia Spanjolle Konfiskon Fletëvotimet e Referendumit Katalanas

BARCELONE – Policia spanjolle diten e mërkurë konfiskoi “rreth 10 milionë fletë votimi” në Katalania ku do përdoreshin për një referendum pavarësie i ndaluar nga Madridi, tha ministria e brendshme.

Një burim që deshi të ngelej anonim, i afërt me rastin, shtoi se fletët e votimit u konfiskuan në Bigues, rreth 45 kilometra në veri të Barcelonës.

Konfiskimi vjen pasi mijëra persona ditën e mërkurë dolën në rrugët e Barcelonës për të protestuar mbi ndalimin e 13 zyrtarëve qeveritarë katalanas, pasi rajoni i pasur verilindor shkon përpara me përgatitjet për votimin e 1 Tetorit.

Udhëheqësit separatistë të Katalaniës dëshirojnë që 7.5 milionë banorët e rajonit, të cilët janë thellësisht të ndarë në këtë çështje, të përgjigjen në pyetjen: “A doni që Katalonia të jetë shtet i pavarur në formë të republikës?” Por Gjykata Kushtetuese e vendit një referendum të tillë e ka quajtur jokushtetues.

Kushtetuta thotë se uniteti i kombit Spanjoll është “i pathyeshëm” dhe se vetëm pushteti qendror ka fuqinë për të thirrur një referendum mbi një çështje.

Separatistët Katalanas kanë reaguar se kanë një të drejtë demokratike për të vendosur mbi të ardhmen e tyre.

Operacionet u zhvilluan gjithashtu të mërkurën në disa zyra të ekzekutivit katalanas, duke përfshirë presidencën dhe departamentet e çështjeve ekonomike dhe të jashtme.

Gjatë ditëve të fundit, policia është marrë me sekuestrimin e sendeve që mund të përdoren në referendum, duke përfshirë njoftimet që presin të dërgohen në katalanasit e përzgjedhur për stafet e qëndrave të votimit .

Madridi gjithashtu ka kërcënuar të arrestojë kryebashkiakët që lehtësojnë votimin dhe kanë shtrënguar kontrollin mbi financat e rajonit.

Partitë separatiste morën 47.6 përqind të votave në zgjedhjet katalanase të shtatorit 2015, të cilat u llogaritën si një votë pro pavarësisë, duke u dhënë atyre një shumicë të ngushtë prej 72 vendesh në parlamentin katalanas 135 vendesh.

Por sondazhet tregojnë se Katalania mbetet e ndarë në çështjen e shkëputjes nga Spanja.

Një studim i kryer në muajin korrik nga qeveria rajonale tregoi se 49.4 përqind e katalanasve ishin kundër pavarësisë, ndërsa 41.1 përqind ishin në favor./ Gazeta Impakt

burimi:nation

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne