Policia survejon Bashën? Rama publikon “dokumentin” ironizues: Subjekti raportohet në gjumë

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të ironizojë akuzat e opozitës se kreu i PD Lulzim Basha po survejohet nga policia.

Rama ka publikuar një dokument në rrjetin social Facebook, i cili thotë se është “raporti i survejimit” të Bashës.

“Dokumenti” (i paklasifikuar) përmbledh detaje nga raporti i “dy agjentëve” YYYY dhe ZZZZ të cilët kanë mbajtur në “vëzhgim” kryetarin e opozitës.

Ironia e kryeministrit është edhe më e fortë teksa thotë se subjekti Lulzim Basha ndodhet në gjumë në pjesën më të madhe të ‘survejimit’ të tyre.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne