Policia turke thërret për sqarime zyrtarin e FBI-së

Zyrtari i Zyrës Federale të Hetimeve (FBI) në Turqi është thirrur në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në bazë të dëshmisë së një ish-oficeri të policisë turke para gjykatës amerikane.

Zyrtari i FBI-së amerikane në Turqi, në Polici është thirrur për arsye të pretendimeve të Hysejin Kormazit (Hüseyin Kormaz), ish-pjesëtar i policisë turke në arrati, i cili ka lidhje me organizatën terroriste FETO dhe që dëshmon në një gjyq që vazhdon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Korkmazi në arrati gjatë dëshmisë para gjykatës amerikane kishte thënë se FBI-ja i kishte dhënë atij 50 000 dollarë dhe prokuroria i paguante qiranë e shtëpisë që banon në Amerikë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne