Policia zvicerane përdor plumba plastikë ndaj përkrahësve të YPG/PKK

Për disa muaj përkrahësit e organizatës terroriste mbajnë protesta të paligjshme duke përdorur si pretekst operacionin “Dega e Ullirit” (që vazhdojnë në Siri Forcat e Armatosura Turke-TSK). Por mbështetësit e terrorit këtë herë u përballën me ndërhyrjen e ashpër të policisë zvicerane.

Policia e Bernas ndërhyri me plumba plastikë ndaj mbështetësve të YPG/PKK-së, të cilët e kthyen përmbys kryeqytetin dhe ndaloi 239 protestues.

Sipas lajmeve të medias zvicerane, të bazuara në burime zyrtare, rreth 400 mbështetës të YPG/PKK-së nisën një marshim nga Stacioni i Trenit të Bernës drejt Sheshit të Parlamentit.

Përkrahësit e terroristëve nuk i dëgjuan paralajmërimet e policisë për të shmangur veprimet që do të çonin në arrestimin e tyre dhe më pas ata kryen akte të dhunshme në qendër të qytetit të Bernës. Policia u detyrua të përdorë plumba plastikë për të shpërndarë përkrahësit e organizatës terroriste, të cilët i dëmtuan godinat përreth me pishtarë, bojë sprey, produkte piroteknike dhe sende të tjera që mbanin në duar.

Mbështetësit e YPG/PKK-së shkaktuan në qytet dëme materiale që llogariten në qindra-mijëra franga zvicerane. Policia vuri në pranga 239 protestues, 63 gra.

Protestuesit e shpërndarë nga policia i vazhduan aktet e dhunës edhe në orët e vona, në grupe të vogla dhe në lagje të ndryshme në qytetit.

Shtypi zviceran i informon lexuesit se kjo nuk është hera e parë që mbështetësit e YPG/PKK-së kanë kryer akte të dhunshme. Në muajin shkurt ata kishin sulmuar edhe Konsullatën e Përgjithshme Turke në Zyrih.

Kjo është hera e parë që policia zvicerane ka përdorur forcë për të shpërndarë përkrahësit e YPG/PKK-së, të cilët kanë mbajtur protesta të paligjshme në qytete të ndryshme të Zvicrës pas 20 janarit e këtej, datë kur pati filluar edhe operacioni “Dega e Ullirit”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne