Politika amerikane: Provokim dhe luftë

nga Finian Cunningham.

Shtetet e Bashkuara, siç e kanë vënë re edhe shumë vëzhgues, duket se po kalojnë një proces historik të “rënies strategjike”. Në mënyrë që të shmanget përkeqësimi i fuqisë së saj politike dhe ekonomike, SHBA-ja po e drejton varësine e saj me të madhe drejt militarizmit dhe agresionit.

Që kjo të funksionojë, një politikë e nxitjes së provokimeve kundër shteteve të tjera është një manovrim i domosdoshëm. Sepse militarizmi dhe agresioni kanë nevojë për një pretekst konflikti.

Ky është përfundimi i vetëm i disa prej organizatave ndërkombëtare. SHBA po e përdor më shumë agresionin si një mjet për të treguar fuqinë e tij kundër rivalëve globalë të perceptuar dhe për të mbështetur ekonominë e tij kapitaliste të mbingarkuar me borxhe.

Ata rivalë identifikohen qartë nga Uashingtoni si Rusia dhe Kina, si dhe në një masë më të vogël si Irani, Hezbollahu i Libanit, Siria, Koreja e Veriut dhe Venezuela. Të gjithë janë parë si pengesa për ambiciet amerikane për hegjemoninë globale.

Dhuna në Gaza këtë javë nga ushtria izraelite mund të shihet në kontekstin e një politike më të gjerë të provokimeve të Uashingtonit. Vrasjet e mbi 60 palestinezëve të paarmatosur në një ditë nga snajperët izraelitë dhe gjymtimet e mijëra të tjerëve, duke përfshirë gratë dhe fëmijët, ishte padyshim një përpjekje e qëllimshme për të nxitur dhunë më shumë në gjithë Lindjen e Mesme.

Nuk duket rastësi që mizoria u krye në ditën kur SHBA hapi në një mënyrë kontraverse ambasadën e re në qytetin e kontestuar të Jerusalemit, pavarësisht paralajmërimit ndërkombëtar kundër lëvizjes si një shkelje e të drejtave palestineze.

Presidenti amerikan Donald Trump ka përqafuar udhëheqjen izraelite të krahut të djathtë të Benjamin Netanjahut për të artikuluar një pikëpamje ekstreme partizane të konfliktit palestinezo-izraelit në të cilin të drejtat palestineze janë inekzistente.

Përdorimi i lirë i forcës vrastare, ndërkohë që personalitetet amerikane u mblodhën në një distancë jo të largët në Jeruzalem, duket se ka qenë një përpjekje e llogaritur për të provokuar një reagim të dhunshëm.

Nëse SHBA dhe Izraeli nxitën reagim të armatosur nga Hezbollahu i Libanit apo Irani të cilët e kanë denoncuar për një kohë të gjatë imperializmin amerikan në Lindjen e Mesme, atëherë kaosi që pason i shkon përshtat Uashingtonit. Ajo do t’i jepte SHBA-së dhe Izraelit një justifikim për të rritur forcën ushtarake kundër këtyre rivalëve. Kjo mund të marrë formën e sulmeve ajrore izraelite të mbështetura nga SHBA, kundët bazave iraniane dhe atyre të Hezbollahut në Siri, pavarësisht se këto baza janë ligjërisht të pranishme.

Për Shtetet e Bashkuara, qëllimi kryesor i provokimit për paqëndrueshmëri dhe konflikte më të madha është të minojë Rusinë dhe ngritjen e saj kohët e fundit si një fuqi kryesore ndërkombëtare në Lindjen e Mesme, për shkak të ndërhyrjes së suksesshme ushtarake në Siri në fund të vitit 2015 për të mposhtur përfaqësuesit e SHBA-së që synojnë ndryshimin e regjimit.

Ndërhyrja e Rusisë në Siri e urdhëruar nga Presidenti Putin ka shërbyer në përshpejtimin e ndjesisë se SHBA është drejt një rënie strategjike. Politika amerikane e ndryshimit të regjimeve në Lindjen e Mesme, siç u pa në Afganistan, Irak, Libi dhe gjetkë, është ndalur papritmas nga dislokimi ushtarak i Rusisë në Siri. Kënaqësia amerikane për ndryshim regjimimesh u ndal edhe nga luftëtarët iranianë dhe Hezbollahu, prejt të cilëve u kërkua ligjërisht ndihmë nga qeveria e Asadit për të mbrojtur vendin.

Disfata e përfaqësuesve terroristë të huaj në Siri ishte një kthesë e madhe për SHBA-në dhe aleatët e saj britanikë, francezë dhe turq, si dhe për regjimet klienteliste amerikane të Izraelit dhe Arabisë Saudite të cilat bashkëpunuan fshehtas për ndryshimin e regjimit.

Për të shpëtuar këtë humbje të rëndësishme dhe në vecanti rënien strategjike, SHBA duket se kanë hyrë në një politikë provokuese të dëshpëruar.

Mënyra agresive që Trumpi i nxorri Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja ndërkombëtare bërthamore me Iranin javën e kaluar kapi shumë vëzhgues dhe aleatë evropianë në befasi.

Të gjithë e dinin se Trumpi e përçmonte Planin e Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit (JCPOA), nënshkruar në 2015 nga Presidenti Obama. Por pak pritej që Trumpi të shkelte marrëveshjen me kërcënime të tilla luftarake duke intensifikuar sanksionet ekonomike kundër Teheranit, si dhe mbi shtetet evropiane që do të vazhdonin biznesin me Iranin.

Duke e përkufizuar Iranin si një shtet terrorist dhe duke e akuzuar Teheranin për prodhimin fshehtas të armëve bërthamore, Trump po përvetëson pozicionin izraelit në demonizimin e Iranit.

Paralajmërimet e administratës Trump për penalizime ndaj Evropës, në veçanti për firmat dhe bankat që vazhdojnë të bëjnë biznes me Iranin, duket një provokim i llogaritur për të rrëzuar marrëveshjen dhe për të nxitur Iranin që të rifillojë aktivitetet bërthamore, për të cilat si Trumpi ashtu dhe Izraeli kanë njoftuar se do të ndeshin në sulme ushtarake.

Deri më tani provokimet e Trumpit mbi marrëveshjen e Iranit kanë dështuar. Irani dhe nënshkruesit e tjerë – Rusia, Kina dhe Bashkimi Europian – kanë rënë dakord të vazhdojnë zbatimin e marrëveshjes.

Megjithatë, duke pasur parasysh dështimin për të sabotuar JCPOA-n, mund të pritet që SHBA-ja dhe partnerët e saj rajonalë të përpiqen të nxisin provokime. Sulmet ajrore izraelite ndaj bazës iraniane në Siri një ditë pasi Trump njoftoi tërheqjen e SHBA-së nga marrëveshja duket se ka qenë një përpjekje e qëllimshme për të antagonizuar Iranin edhe më tej. Po kështu, sauditët thanë se në rast të një sulmi me raketa kundër Riadit nga Jemeni, do të ishte një akt lufte nga Irani për shkak të mbështetjes së rebelëve Houthi.

Agresiviteti luftarak i përtërirë i SHBA-së, Izraelit dhe Arabisë Saudite në Lindjen e Mesme duket të jetë një përpjekje sistematike për të ushqyer konfliktin. Siria, Irani dhe Libani, si dhe Iraku dhe Jemeni, janë në vijën e qitjes për përfshirjen e rajonit në kaosin e mëtejshëm.

Në fund të fundit, objektivat më të mëdha të paqëndrueshmërisë amerikane janë Rusia dhe Kina, të cilat Uashingtoni i konsideron si “konkurrentë të fuqishëm”.

Furnizimi amerikan me armë vdekjeprurëse për Ukrainën herët këtë muaj, furnizimi i parë i këtij lloji pas vitesh furnizimesh me armë jo-vdekjeprurëse ndaj regjimit të Kievit, ka zemëruar Rusinë. Vendosja e ekspertëve ushtarakë amerikanë për të mbikëqyrur përdorimin e raketave anti-tank Javelin është një lëvizje që ka gjasa ta përshkallëzojë dhunën në Ukrainën Lindore në kufirin me Rusinë.

Dhe, sigurisht që ngritja e vazhdueshme e forcave sulmuese të NATO-s nga Ballkani në Detin e Zi përgjatë bregut perëndimor të Rusisë paraqet një perspektivë edhe më të madhe provokimi. Riangazhimi i Flotës së Dytë të SHBA-së në Atlantik pas vitesh të tëra mosangazhimi është padyshim pjesë e një mobilizimi masiv të NATO-s.

Gjetkë diku tjetër, shtimi e dislokimit të anijeve luftarake amerikane në Detin e Kinës Jugore pranë ujërave territoriale kineze është një tjetër manifestim i politikës së jashtme provokuese të Uashingtonit.

Angazhimi sipërfaqësor i Trumpit me Korenë e Veriut është duke u testuar me paralajmërimin e Pyongyangut këtë javë se nuk do të heqë dorë nga armët bërthamore në mënyrë të njëanshme. Mbetet për t’u parë nëse shqetësimi i dukshëm i Trumpit për diplomacinë me Korenë e Veriut do t’i japë rrugë modelit të mëparshëm të agresivitetit amerikan dhe kërcënimeve të luftës.

Nëse SHBA po zbaton vërtet një politikë të jashtme sistematike provokuese, siç duket mund të shohim që ulja e tensioneve të kohëve të fundit me Korenë e Veriut do të braktiset shpejt.

Pas dekadash të shfaqjes si një fuqi e mirë globale, mendimi përfundimtar për SHBA-në del qartësisht i zymtë, një trazues i paqes ndërkombëtare.

Po politika e jashtme e SHBA-së si duket? Nuk duket gjë tjetër përveç asaj se kjo politikë amerikane po bëhet gjithnjë e më shumë provokative dhe nxitëse për luftë./sputnik/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne