“Politika saudite është tragjedi e trishtuar”

Erdhen reagime të ashpëra nga Teherani për shkak të deklaratave të princit të Arabisë Saudite, Muhamed bin Selman, në vizitën e tij dy javore në SHBA, ku tha se ata kishin interesa të përbashkëta me Izraelin kundër Iranit, deklarata të cilat nënkuptonin pranimin e Izraelit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, Behram Kasimi i’u përgjigj intervistës së dhënë nga Princi i Arabisë Saudite për revistën Time.

‘PO E SHPENZON PASURIN E POPULLIT PËR T’A FITUAR MBËSHTETJEN E SHBA-SË DHE IZRAELIT’

“Arroganca e princit saudit po kthehet në një sëmundje të pashërueshme. Përveq se po shpenzon miliarda dollarë të popullit për të siguruar mbështetjen e SHBA-së, e kohët e fundit edhe të regjimit sionist, ai thotë edhe fjalët më komike dhe më të turpshme” – tha Kasimi.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit i cili për princin saudit tha: “Ky adoleshent i ri i cili është në kërkim të emrit dhe fuqisë, po i mbyllë sytë ndaj të gjitha fakteve historike”, shtoi se: “Duke i mbyllur sytë ndaj vrasjeve 70 vjeqare të Izraelit, ai flet për pranimin këtij regjimi të paligjshëm me një tradhti të madhe ndaj Palestinës.”

‘INJORANT I PANDËRGJEGJSHËM’

Kasimi vazhdoi si më poshtë:

“Këto fjalë tregojnë se ai as nuk ka lexuar histori, as nuk e njeh gjeografinë, nuk i njeh as idealet e popullit dhe as mbështetësit e lirisë dhe se nuk kupton asgjë nga shtypja ndaj umetit islam dhe popullit palestinez. Këto fjalë tregojnë se ai nuk e din se kë e ka mik e kë armik.

‘DO TË MBETET SI NJË NJOLLË E ZEZË’

Zëdhënësi iranian, i cili argumentoi se ‘Të gjitha komplotet e viteve të fundit si dhe grupet terroriste dhe radikale siq është ISIS, po planifikojnë të krijojnë rënie dhe përçarje në botën islame dhe të harojnë idealin e Palestinës’, vazhdoi se ‘kjo poshtërsi do të ketë pasoja të këqija për kthimin historik dhe do të regjistrohet si një njollë e zezë për Arabinë’.

Burimi : Sputnik News / ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne