Politika shqiptare uron për festën e Fitër Bajramit

Sot gjithë besimtarët myslimanë festojnë ditë ne Fiter Bajramit.

Nga kreu i Shtetit, Ilir Meta, tek kryeministri Edi Rama dhe kryeopozitari Lulzim Basha bënë urime për këtë ditë të shënuar.

Rama zgjodhi të postojë një foto nga përfundimi e sipër i xhamisë së Namazgjasë.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë pamje të Xhamisë së Namazgjasë, punimet për të cilën po ecin shpejt drejt përfundimit, ju uroj GËZUAR BAJRAMIN”, shkruan Rama.

Ndërsa presidenti Meta shkruan se Bajrami i Madh është dita kur besimtarët myslimanë shfaqin vlerat dhe virtytet më të mira të besimit Islam por edhe të traditës së shqiptarëve, respektin e përkushtimin ndaj familjes, pranimin e të tjerëve, dhembshurinë e përkujdesjen ndaj njerëzve në nevojë, të pamundurve, të sëmurëve, jetimëve, të braktisurve dhe të moshuarve, duke iu gjendur pranë plot mirësi e bujari!

Urimi i Metës

Të dashur besimtarë myslimanë shqiptarë,

Në këtë prag feste të madhe e gëzimi për ju dhe familjet tuaja, pas një muaji të shenjtë agjerimi, plot sakrifica e mundim, përkushtim e respekt ndaj besimit në Zot, ju shpreh urimet më të ngrohta dhe më të përzemërta: Gëzuar Festën e Bajramit të Madh!

Dita e shenjtë në kalendarin Islam, uroj të na gjejë më të paqtuar, më tolerantë e më solidarë mes nesh!

Mirëkuptimi, pranimi i tjetrit, harmonia e mrekullueshme ndërfetare dhe dashuria njerëzore, uroj të udhëheqin shoqërinë tonë për më shumë zhvillim e begati.

Bajrami i Madh është dita kur besimtarët myslimanë shfaqin vlerat dhe virtytet më të mira të besimit Islam por edhe të traditës së shqiptarëve, respektin e përkushtimin ndaj familjes, pranimin e të tjerëve, dhembshurinë e përkujdesjen ndaj njerëzve në nevojë, të pamundurve, të sëmurëve, jetimëve, të braktisurve dhe të moshuarve, duke iu gjendur pranë plot mirësi e bujari!

Të dashur besimtarë myslimanë shqiptarë kudo ndodheni:

Zoti ju dhëntë shëndet, fat e begati në familje!

Zoti ju bekoftë ju, familjet tuaja, Shqipërinë dhe kombin shqiptar!????????

Edhe kryeopozitari Basha uroi përmes një fotoje duke shkruar: Gëzuar Fitër Bajramin

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne