Politika të jetë në shërbim të çështjes kombëtare

Agim Jakupi – Shkup

Historia është mësuese për gjithçka. Ato që nuk e marrin në konsiderat këtë faktor, ka përsëritje. Qeverisja dhe e ardhmja e shtetit të Kosovës është më shumë se partitë politike. Është e domosdoshme krijimi i institucioneve të qëndrueshme demokratike, ngase partitë për momentin janë vetëm alternativa…

Kosova është shteti i ri evropian edhe pse ka histori të lashtë dhe kjo çështje të vë në mendime.  Duhet të mendojm ku qëndron problemi, të studiojm për gjithë defektet që në të ardhmen pa humbur kohë të ecim bashk me të tjerët. Edhe pse roli i ushtrisë ka ndryshuar, prap ajo përfaqëson dinjitetin dhe vendosmërin për të mbrojtur të ardhmen e vet. Ushtria e Kosovës e ka këtë rol. Historikisht është e dëshmuar se rreziku nga jasht na ka bashkuar, kurse rrugët paqësore na kanë përçarë dhe këtë mangësi të tjerët e kanë shfrytëzuar. Kjo nuk duhet harruar nga politikanët. Fatkeqësia e jonë është se akoma nuk kemi elitën e politikanëve që problemeve politike të filluara pas luftës t’u japin fund. Të gjitha partitë politike mbledhin në gjirin e tyre njerëzit që për nga natyra janë grindavec. Këtë e vërteton aktualiteti, llomotitjet e kota janë bë pjesë e shfaqjeve të shumta që mundohen të na bindin se gjithë kjo  ka të bëje me konceptin e demokracisë. Në fakt koncepti i demokracisë në politikën kosovare kuptohet në bazë të sharjeve dhe ofendimeve të një kulture dhe qytetërimi, pjesë e të cilës është shumica absolute e shoqëris. Këta praktika të skaduara vijnë në kohën kur shteti i ri është në sulm e sipër nga politikat dashakeqe e shtetit serb i cili po tregon aftësi në arenën ndërkombëtare. Siduket mosaftësia e atyre që dje gazetat dhe ekranet televizive i mbushnin me gënjeshtra, tani në politikë po bëjnë hapa mbrapa duke izoluar shoqërin dhe shtetin falë filozofisë boshe. Dhe kjo qasje po bëhet e  frikësuar. Faktori i historisë po anashkalohet, shoqërisë po i ndalet fryma. Thjeshtë kemi të bëjmë me performacën dhe sasinë dhe jo me pikëpamjen e cilësisë udhëheqëse. Lufta e shtrigave filloi pas luftës nga refugjatët e Beogradit që për synim kanë mbjelljen e farës së urretjes… që për një kohë të gjatë të mungoje siguria dhe mirëqenia në shoqëri. Zvarritjet politike gjithashtu po thellojn hendekun ndërmjet asaj pjese që përbën shumicën e shoqërisë dhe që sillen me dashuri ndaj të tjerëve dhe atij numri të vogël që përbëjnë pjesën e egërsuar të shoqërisë. Energji të madhe po harxhojmë në luftën e problemeve të improvizuara nga vetë politikanët, që populli të fokusohet te mjekrat, kurse poltikanët bëhen “berberët që e qethin” popullin. Etiketimet e shumta, kërcënimet publike nga njëra anë dhe mosreagimi i prokuroris nga ana tjetër, paraqet boshllëk. Kjo mospërputhje, ky boshllëk, midis mendimit të shëndosh dhe atij me paragjykime, shkakton një këputje të plotë. Sigurisht, humbës jemi gjithë ne. Themi shteti nuk funksionon. Gjithçka është sikur ti kishim kaluar pengesat e mbledhura nëpër histori… si mund të shpjegoheshin veprat që pasuruan historinë kombëtare, nga mjekra e Ymer Prizrenit, Ismail Qemalit, vëllezërve Frashëri, deri te familja Jashari…

Ti japim vetes mjetet përmes fakteve dhe diversitetit shoqëror për të qenë mbrojtës e qenies sonë kombëtare, duke respektuar të tjerët, kulturat, besimet dhe çdo objekt fetar, si dhe në të njejtën kohë duke urdhëruar ti përshtatemi qasjes për të qëndruar besnik ndaj traditave fetare  duke hapur një dialog për vlerat dhe qëllimet, të veçanta dhe gjithëpërfshirëse. Ajo që ka rëndësi për momentin është se duhet të mësojmë përsëri si duhet të lexojmë…që ti mbetemi besnik parimeve të dëshmuara në histori, të jetuarit në pluralizmin fetar larg çdo mendësie përçarëse, kurse atyre që kërkojnë 72 orë për luftë kundër dukurive joekzistente dhe që kanë halucinacione ju japim një këshillë: sa më pare te psikologu./ Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne