Politikanët e “rrahur” sot, heronjtë e së nesërmes!

Nga Besnik Kalisi

Fenomenet e “rrahjes” së politikanëve me qëllimin që të viktimizohen para opinonit dhe me tendecën që në të ardhmen të bëhen heronjë, janë duke u shpeshtuar ditë e më shumë!
Nga pamundësia që të bien në sy me aq potencial që kanë, ata tentojnë medeomos të bëjnë levizje taktiko-politike që të jenë në qendër të vëmendjes, kinse këta janë aq të rëndësishëm dhe ndikues në vend, sa që po pengohen “të punojnë për të mirën e vendit të tyre”!
Pas ndërtimit të këtyre heronjëve fshihen shërbimet sekrete dhe kur këta heronj do t’a marrin çmimin e kësaj levizjeje me pozitat që do t’i fitojnë, do t’i shërbejnë po këtyre shërbimeve!
Rasti i fundit në Maqedoni tregon që lider i shqiptarëve do të jetë Zijadin Sela!
I rrahur e i pergjakur, ai gjithmonë do të jetë në kujtesën e shqiptarëve që trimërisht dhe pa frikë nuk i’u tremb syri përballë huliganëve maqedonas, ku ky rast është i tëri i inskenuar!
Pra çdo njeri i rrahur ulet, por Zijadin Sela është që ai ngritet!
Rasti i fundit i Arbana Xharrës është po i njejti skenar, vetëm se rrahësit e saj nuk dihen (politikë që do t’ia japë mundësinë që kjo ti i’a adresojë akuzat ndonjë partie politike që është kundërshtari më i ashpër, me qëllimin për ta dobësuar para opinionit).
Arbana njihet si një kritikuese shumë e ashpër ndaj muslimaneve dhe që ishte edhe ndaj PDK-së së Kadriut ( por Kadriu kur e pa dëmin qe po i’a bënte, e mori nën kthetrat e tij për t’ia shfrytëzuar talentin e saj në dëm të kundërshtarëve të tij).
Siguria në kritika nga më të ashpërat dhe pa i’u trembur syri, lë shumë për të dyshuar që mbrapa saj qëndron një mur i sigurt që ajo ka ku të mbështetet kur tentojnë t’a rrëzojnë!
Rasti i parafundit qe u mediatizua ishte rasti qe kinse një grup muslimanesh e kanë ngjyrosur më ngjyrë të kuqe murin e banesës së saj shenjë që do t’ia heqinin kokën, pra kjo ishte një inskenim kundër muslimaneve, pjesë e servilitetit të saj për një shërbim të caktuar sekret!
Pasi aderoi në PDK, taktikat e saj politike do t’i adresohen kundërshtarëve të bashkpartiakëve të saj!
Rasti i fundit ishte “rrahja që i’u bë asaj”!
E fotografur me atë fytyrë “si e viktimizuar” duke luajtur rolin e një aktoreje, performanca e saj para opinionit ishte e shkëlqyer sa që arriti t’i manipulonte mjaftë mirë , por e verteta ishte krejt e kunderta!
Pra deri sa ne gjykojmë të tanishmen, heronjtë e së ardhmës po pregatiten dhe sa më vonë t’i kuptojmë kurthet e tyre, aq më shumë do të viktimizohemi!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne