Politikani i Partisë të Majtë Suedeze ‘përdhunohet për bindjet e tij nën tehun e thikes’

Udhëheqësi i Partisë së Majtë të Suedisë në Falun, Patrik Liljeglod, ka treguar se një njeri i armatosur e sulmoi brutalisht dhe e përdhunoi atë nen kercenimin e një arme të fohtë, për shkak të qëndrimit të tij politik.

Duke ecur për në shtëpi në fund të korrikut nga një stacion autobusi në Falun, ai u sulmua papritmas, u kërcënua me armë dhe u përdhunua, publikoi Liljeglod në Facebook.

Në rrugën time për në shtëpi u sulmova nga një njeri i panjohur i armatosur me thikë, “tha Liljeglod. “U trajtova brutalisht dhe gjithashtu u përdhunova nën kercenimin e tehut të thikës me pretekstin se isha ‘nje copë organi gjenital femëror i krahut të majtë’, prandaj njerëzit si unë e meritonin këtë kënaqësi’ se në fund të fundit një tradhtar isha. ‘

Në një rrefim personal dhe emocional, politikani tha se fillimisht e mbajti sulmin të fshehtë, vetëm duke e raportuar atë në polici, por më në fund e shndërroi atë në një diskutim publik sepse natyra e incidentit ishte e motivuar politikisht.

“Ato pak fjalë të shprehura nga agresori kishin lidhje të qartë me mua si politikan aktiv dhe prandaj na prekin të gjithëve”, shkruajti Liljeglod.
Duke theksuar se ai nuk kërkon “mëshirë apo ndjeshmëri”, politikani vazhdoi pjesën tjetër të tregimit të tij duke folur për mbrojtjen e parimeve të demokracisë në Suedi.

“Unë jam këtu sepse, duke pasur parasysh besimin tim të thellë, demokracia është një pjesë integrale e shoqërisë sonë,” shkroi ai. “Asgjë nuk është më e rëndësishme sesa demokracia, njerëzit çdo ditë vdesin për të pasur demokraci dhe të drejtën që kemi trashëguar përmes përpjekjeve të prindërve tanë, ne duhet të vazhdojmë të luftojmë”.

Askush nuk është arrestuar ende për sulmin në Liljeglod.

“Kemi siguruar disa gjurmë dhe i kemi dërguar për analiza në Qendrën Kombëtare Mjeko-Ligjore”, tha zëdhënësi i policisë Stefan Dangardt. “Nëse del se motivi është besnikëria e tij politike atëherë padyshim që është një krim urrejtjeje”.
“Disa vëshgime tregojnë se deri në 30% e politikanëve i janë nënshtruar krimit, por prej tyre vetëm 20% e raportojnë atë,” vuri në dukje zëdhënësi.

Sipas një analize të tanishme nga Vëzhgimi i Sigurisë së Politikanëve (PTU), botuar nga Këshilli Kombëtar Suedez për Parandalimin e Krimit, rreth 6.3 përqind e politikanëve të zgjedhur që u pyetën pranuan se kishin pësuar një krim urrejtjeje gjate vitit 2014.

Partia e Majtë e Suedisë (Vänsterpartiet) është një parti politike socialiste dhe feministe që mbron ambientalizmin. Krijuar 100 vjet më parë, partia nuk ka qenë kurrë pjesë e qeverisë kombëtare, por shërben vetëm në nivelin lokal.

Në vazhdën e krizës së refugjatëve në Evropë, partia ka nxitur krijimin e një ndihme të veçantë për punësim dhe përmirësimin e cilësisë së mësimit të gjuhës për emigrantët./ Gazeta impakt

burimi:rt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne