Politikani izraelit përgëzon kampet kineze të riedukimit për pakicën muslimane, si mjet për të luftuar terrorizmin

Deputeti i Partisë Likud Oren Hazan shprehu mbështetje të premten për mënyrën sesi Kina i kishte burgosur pjesëtarët e pakicës muslimane në “kampet e riedukimit” dhe sugjeroi që Izraeli duhet të ndiqte të njëjtin shembull.

“Shkatërrimi i shtëpive – pengohet nga Gjykata e Lartë. Deportimi i familjeve – tashmë nuk diskutohet,” shkroi Hazan në Twitter duke iu referuar përpjekjeve të qeverisë izraelite për të penalizuar familjet e individëve të dënuar për terrorizëm. “Pastaj erdhën kinezët që me sa duket gjetën skemën e duhur ligjore për të luftuar terrorizmin – sepse jam i sigurt se nuk ka asnjë konventë, madje as në Gjenevë, që në vitin 2018 të kundërshtojë edukimin e duhur. Unë jam për këtë.

Hazan së fundmi rinisi pjesëmarrjen në seancat e Knessetit pas një pezullimi gjashtë mujor si rezultat i sulmevetë tij kundër kolegëve të MK-së, veçanërisht Listës së Përbashkët.

Ligjvënësi kontravers kohët e fundit ndezi debate për shkak se kishte shkruar në Twitter se nuk fajësonte arabo- izraeliten e njohur të lajmeve, Lucy Aharish, për “joshjen e një shpirti hebre”, pasi ajo u martua me aktorin Tzachi Halevy.

“Unë fajësoj Tzachi Halevy-in, i cili ndërmori një hap të madh. Ndal nga të qënurit i mashtruar. Lucy, kjo nuk është personale, por ti duhet ta dish që Tzachi është vëllai im dhe populli hebre është populli im. Ndal asimilimit!” Shkroi ai në Twitter.

Në nëntor, Hazan e quajti “gjysmë njeriu” Ilan Gilonin e partisë Meretz, i cili përdor karrocë.

Sipas vlerësimeve, një milion njerëz, shumica prej të ujgurë, pakicë muslimane në Kinë, po mbahen nëpër kampe burgu në Kinën veriperëndimore.

Ish të burgosur të cilët folën për Associated Press i përshkruajtën kampet e internimit si komplekse të mbikqyrura nga roje të armatosur, ku muslimanët detyrohen të mohojnë bindjet e tyre fetare, të kritikojnë veten dhe të dashurit e tyre dhe të falënderojnë Partinë Komuniste në pushtet.

Pavarësisht kontrollit të fortë të autoriteteve në rajon mbi informacionin, janë raportuar rrahje dhe vdekje.

Programi i ndalimit me burg që ka përfshirë edhe të afërm të qytetarëve amerikanë, i ndalon njerëzit për vepra fare sipërfaqësore, duke filluar nga qasja në faqet e internetit të huaja, deri në kontaktet me të afërmit jashtë vendit.

AP ka detajuar aspektet të tjera të masave energjike të sigurisë që përfshijnë mbikëqyrjen e plotë digjitale, dislokimin në masë të madhe të policisë dhe rregulla të ashpra ndaj traditave dhe veshjeve fetare.

Kina e mohon ekzistencën e kampeve të tilla të përqëndrimit, por thotë se kriminelët e përfshirë në vepra të vogla dërgohen në “qendrat e aftësimit profesional dhe të punësimit” për ti ndihmuar në rehabilitimin dhe riintegrimin e tyre në shoqëri.

Në këtë raport ka kontribuar AP.

burimi: hareetz/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne