Politikani shqiptar shpërthen ndaj Ritra Petros pas poezisë së saj për inçest mes vëllait dhe motrës

Poeetja Rita Petro ka shkaktuar reagime të ashpra në publik pas një poezie që ka shkruar, e cila flet për inçestin mes vëllait dhe motrës.

Ajo u shpall si fituesja e poezisë erotike më të mirë të vitit, “Vrima”. Poeziia e re që “promovon” inçestin, titullohet “Mallkimi i parë”.

Jo vetëm nga publiku por reagime të ashpra kanë ardhur dhe nga personalitete të njohur në vend, në fushën e medias por dhe të politikës.

I pari që reagoi ishte moderatori Denis Dyrnjaja, i cili e quajti këtë poezi si të neveritshme.

Së fundmi, ka reaguar ashpër edhe kryetari i Partisë Shqiptare Adheu, Kreshnik Osmani, i cili ka ofenduar rëndë poeten, përmes një postimi në “Facebook”.

Statusi i plotë
Terrorizem seksual!

A ka shtet dhe a ka ligj ne kete vend?!

Ekspertja e vrimes Rita Petro, e dekoruar prej ministres Kumbaro per shije te larta seksuale, me rastin e vrimes, shkruan poezi dhe i fton njerezit per inçest mes vellait dhe motres dhe askush nuk reagon pervveç nje gazetari dhe ndonje ze tek tuk ne shkretetire. A ka njerez ne kete vend?! A ka burra?! A ka gra?! A kane femije keta?! A keni djem, vajza?! A ka mbetur ndonje pike nder ne kete vend?! 
Nuk reagon askush, sepse kane frike se duken te dale mode dhe fanatike. U prishet puna sigurisht dhe u kercenohet karriera, ndaj bejne moral me fjale te pergjithshme.
Te dalte vrima ne balle, moj kokrra e bundrrës, ty dhe atyre qe te perkrahin

Poezia e Rita Petros, “Mallkimi i parë”

Mallkimi i parë
Zoti im, ATI im
Cili është ai mashkull
Aq i bukur
Që po vjen te unë
Sytë shigjeta-tinëzare
Drejt në zemër
M’i ka ngulur?
Kur më prek
Me duart aq të buta
Lëkurën ma puçrron…
Pse kur më puth në qafë
Drithëroj e tëra
Njomem atje poshtë?
Buzët më hapen
E kërkojnë buzët e tij
Gjuha e tij e lëngësht
Gjuhën time do?
E kur kaq butësisht
Më përqafon
Ndiej në bark
Të ngjeshur
Mikun e tij të fortë!
Qepe gojën, boll
Mjaft me këto dokrra
Ai është vëllai yt
E kjo që mendon
Është blasfemi!
Në ferr do të digjesh
Nëse shkon me të
Kurrë më për gratë
S’do kem mëshirë
E në jetë të jetëve
Do të vuajnë
Mallkimin tim!
Në djall vafsh ti, o Atë
Bashkë me vullnetin tënd!
Vëllai im
Unë dua të kryej incest me ty!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne