Udhëheqësi i lëvizjes islame “Nation of Islam” në Shtetet e Bashkuara, Louis Farrakhan, ka paralajmëruar se politikat e Presidentit Donald Trump mund të rezultojnë në vdekjen e Amerikës.

Duke folur në një konferencë shtypi të mbajtur të enjten në selinë qendrore të shtypit në Teheran, Farrakhan tha se politikat e Trumpit po e rrënojnë besimin tek SHBA-ja në të gjithë botën.

Ai paralajmëroi se politikat e administratës Trump, duke përfshirë sanksionet e reja ndaj kombit iranian, do të “sjellin vdekjen” e Shteteve të Bashkuara.

“Politikat e qeverisë sonë do të sillnin një luftë në Lindjen e Mesme që do të ishte një shkas për një luftë më të madhe që është parë ndonjëherë; lufta e Harmagedonit, e treguar në Bibël,” tha Farrakhan, duke cituar mësuesin e tij, Elija Muhamed, ish udhëheqësin e “The Nation of Islam”.

“Nëse shkëndija e fillimit të luftës në Lindjen e Mesme do të shkaktohet nga ju, duke përdorur surrogatët tuaj me këmbënguljen izraelite, atëherë lufta do të ndezë një tjetër lloj lufte, e cila ka për të tërhequr Kinën, Rusinë dhe të gjitha shtetet në luftë”, tha Farrakhan  duke iu drejtuar Trumpit.

“Lufta do t’i japë fund Amerikës që ti njeh,” tha ai duke shtuar, “nëse nuk ja vë veshin paralajmërimeve dhe nuk e korrigjon rrugën tënde, vdekja ka për të erdhur”.

Farrakhan sulmoi administratën Trump për rivendosjen e sanksioneve ndaj Iranit, duke thënë se ato do të “dëmtojnë popullin e Iranit”, jo qeverinë iraniane, siç thuhet nga zyrtarët amerikanë.

Ai tha se Irani e ka përmbushur atë që kishte nënshkruar lidhur me Planin e Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit (JCPOA), por Amerika nuk e përmbushi.

“Në Amerikë ata thanë se i dhanë Iranit miliarda dollarë, por ata asnjëherë nuk thanë se i mbajtën mbi 150 miliardë dollarë, para iraniane që duhej t’ia kthenin Iranit gjatë marrëveshjes”.

Lideri musliman vuri në dukje edhe sloganin e popullit iranian “Vdekje për Amerikën” që dënon politikat armiqësore të SHBA-së, dhe argumentoi se “ata kanë të drejtë që ta thonë atë”.

Ai gjithashtu kritikoi ashpër politikat e Trumpit në Lindjen e Mesme, duke thënë se SHBA po përpiqet të krijojë ndarje të mëtejshme midis shiave dhe sunitëve në rajon.

“Presidenti Trump … i kërkoi mbretit saudit Salman që t’i thërriste të gjithë drejtuesit e shteteve suni që të mblidheshin në Riad, ku ai të vinte dhe t’u drejtohej atyre. Dhe kur Trump shkoi në Riad, e pashë atë me fotografi aeroplanësh të rinj luftarakë që ja tregonte mbretit. Më pas ata bënë publike edhe një marrëveshje me Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për blerje armësh që kapte vlerën 110 miliardë dollarë; pra miliarda dollarë për armë”.

“Por nëse e dëgjuat me vëmendje fjalimin e tij, ai në të vërtetë po bënte ndarje midis sunijve dhe shijave, duke synuar që këto armë t’i drejtoheshin Iranit, duke u thënë hapur gjithë atyre lidereve sunij që ta refuzonin vëllanë e tyre Iranin”, tha ai.

Farrakhan i dënoi shitjet e armëve amerikane për Arabinë Saudite, të cilat po përdoren për të masakruar njerëzit e pafajshëm të Jemenit, duke thënë: “Ajo që po ndodh në Jemen është një krim kundër njerëzimit, ku avionët po përdorin bombat amerikane”.

Farrakhan gjithashtu i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ngrihet kundër persekutimit të popullit musliman qoftë në Jemen ashtu edhe në Myanmar ndaj myslimanëve rohinga./press/Gazeta Impakt

30