Politikat xhahile saudite, përsëritje e tradhtisë ndaj popujve të rajonit

Disa besojnë se historia përsëritet çdo herë, por kalimi i kohës dhe mundësitë e humbura nuk janë kurrë të përsëritshme.

Një vështrim mbi zhvillimet intensive të rajonit dhe mbi përçarjen që Arabia Saudite ka promovuar duke u mbështetur në mendimin takfirist, dëshmon për një rikrijim të epokës së hidhur të copëtimit rajonal në shekujt e kaluar. Një kohë kur pushtuesit e huaj, vendin që e quanin Lindje e Mesme, e ndanë me politikat e tyre përçarëse. Por kush përveç sionistëve përfitoi nga kjo epokë e hidhur? Pasuria e rajonit u plaçkit nga kompanitë britanike dhe amerikane të naftës dhe plaçkitësit e tjerë të botës, ndërsa popujt e rajonit vuajnë nga prapambetja kronike dhe varësia shekullore, dhe efektet shkatërrimtare të kësaj varësie nuk po çrrënjosen nga vendet e rajonit. Ministri i Jashtëm i Iranit, thekson: “Sauditët, pavarësisht nga faktet historike, kryejnë veprime armiqësore dhe injorante që deri më tani kanë dëmtuar vetëm interesat e tyre”. Muhamed Xhavad Zarif, të premten në një intervistë me agjencinë e lajmeve të Parlamentit iranian, duke folur mbi politikat tensionuese të princit të kurorës të Arabisë Saudite, Muhamed bin Salman, në rajon tha: “Popujt e rajonit gjithashtu po vuajnë shumë nga këto politika, dhe ky proces duhet të ndalet”.

Sjellja e çmendur saudite tashmë ka kaluar vijën e kuqe. Një vështrim mbi përmbajtjen e deklaratës së fundit të Shefit të Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë Sioniste zbulon prapaskenat e politikave saudite. Shefi i shtabit të ushtrisë izraelite, gjeneral-lejtnant Gadi Eizenkot, deklaroi se Tel Avivi është gati të bashkëpunojë me Arabinë Saudite në përpjekjet e tyre të përbashkëta për t’u përballur me Iranin. “Ka shumë interesa reciproke midis Arabisë Saudite dhe Izraelit”, shtoi ky funksionar ushtarak sionist.

Gazeta al-Akhbar e Libanit, gjatë ditëve të fundit botoi një letër sekrete pa datë nga Ministri i Jashtëm Saudit Adel al-Xhubeir për Princin e Kurorës Muhamed bin Salman, ku paraqitet një plan për normalizimin e lidhjeve me Izraelin pavarësisht nga “rreziqet” e një reagimi publik. Kohët e fundit, instituti studimor amerikan “Global Research” në një artikull të titulluar “ISIS, produkt i Izraelit dhe Amerikës”, shkroi:

“Ndërsa organizata të ndryshme ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara dhe madje edhe Shtetet e Bashkuara (të paktën në pamje), e kanë shpallur ISIS-in një grup terrorist, ish-ambasadori izraelit në OKB tha: Nëse duam të zgjedhim midis ISIS-it dhe Bashar Asadit, do të zgjedhim ISIS-in. Në vazhdim, “Global Research” shkruan: “Diktatura e Arabisë Saudite udhëheq betejën kundër forcave anti-koloniale në rajonin e LM. Pra, këto janë forcat që veprojnë kundër hegjemonisë së Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit në rajon”. Përsëritja e historisë së kaluar në rajon mund të përmblidhet në këtë fjali: Arabia Saudite po ndërmerr hapa drejt qëllimeve të kolonializmit perëndimor në rajon dhe këto hapa janë një përsëritje e padrejtësisë dhe tradhtisë ndaj popujve të rajonit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne