Politizimi i fesë dëmton edhe fenë edhe politikën

Sa të bukura ishin ëndrrat tona, kur ne ishim duke hyrë në “epokën e informacionit”. Të gjitha regjimet totalitare, majtas dhe djathtas, kishin rënë. Korrektësia e demokracisë dhe e ekonomisë së tregut ishte provuar me siguri.

“Pranvera arabe” e ishte ngritur këtë optimizëm të gjithë së bashku; Filluan të debatoheshin konceptet e “demokracisë Muslimane”.

Megjithatë, ky optimizëm nuk zgjati shumë. Demokracia e vetme që Pranvera Arabe gjeneroi ishte demokracia tuniziane. Me përjashtim të Tunizisë, nga Pranvera Arabe dolën sektarizmi i përgjakshëm, masakrat e bazuara në identitet dhe regjimet ushtarake si ajo në Egjipt.

Tipari themelor në suksesin e Tunizisë është një virtyt i madh që as ne këtu nuk e kemi në një dozë të duhur. Si islamistët edhe sekularët ishin në gjendje të uleshin dhe të bënin kompromis. Ky është një përparim filozofik përtej kuptimit të ngushtë të të “shkruarit të një kushtetute”.

Islamikët nuk brohoritën parullën “Sovraniteti i takon All-llahut” të islamikëve radikalë politikë; ata pranuan sloganin “sovraniteti i takon popullit”, i cili ka karakteristika laike. Sekularët, nga ana tjetër, nuk brohoritën sloganin e “laicizmit” të radikalëve; ata e pranuan lirinë e fesë dhe të ndërgjegjes në kuptimin liberal. Ata gjithashtu shtuan një nen në kushtetutën e tyre: “Xhamitë nuk duhet të instrumentalizohen, ato duhet të jenë të paanshme”.

Filozofia themelore është shmangia e radikalizmit, dhe inkurajimi i mentalitetit të ndarjes së pushtetit dhe të kulturës së pajtimit.

Për shkak se edhe udhëheqësi i mençur i islamistëve në Tunizi, Rached Ghannouchi, edhe partitë laike e kishin këtë virtyt, ata u pajtuan dhe shkruan një kushtetutë dorë më dorë dhe e miratuan atë. Meqë ajo u miratua në Asamblenë Kushtetuese me 200 vota pro kundrejt 12 votave kundër, nuk pati nevojë për një referendum.

Demokracia tuniziane është duke vazhduar; sekularët erdhën në pushtet në zgjedhjet e fundit.

Për shkak se për herë të parë në historinë islame u shkrua një kushtetutë me konsensus civil, Çmimi Nobel për Paqe i vitit 2015 iu dha Kuartetit Kombëtar tunizian të Dialogut, ku bëjnë pjesë: Bashkimi i Përgjithshëm Tunizian i Punës, Konfederata e Industrisë, Tregtisë dhe Artizanatit, Liga e të Drejtave të Njeriut dhe Urdhëri tunizian i Avokatëve.

Ndërsa arrinin këtë fazë, islamistët dhe sekularët në Tunizi, natyrisht, akumuluan një avancim të rëndësishëm intelektual dhe filozofik. Ato janë pranimi i lirisë së fesë dhe i ndërgjegjes në demokracitë liberale nga sekularët, dhe pranimi i pranisë së islamistëve në sferën publike dhe politike.

Deklarata e të urtit Ghannouchi mbi ndarjen e aktiviteteve fetare dhe aktiviteteve politike, është mishërim i një sfondi shumë të thellë dhe të pasur që shkon përtej shtrirjes së një kolone në gazetë.

Ghannouchi e di shumë mirë se çfarë pasojash të rënda ka pasur në histori përzierja e fesë me politikën. “Kjo është mirë për politikanët, sepse ata nuk do të akuzohen për manipulimin e fesë për mjete politike, dhe është mirë për fenë, sepse ajo nuk do të mbahet peng në politikë”, tha Ghannouchi.

Ghannouchi është një personalitet i madh, dhe kam nderin dhe kënaqësinë që e kam takuar. Qarqet islame e njohin atë shumë mirë, por deklaratat e tij janë përmendur vetëm në tregime të shkurtra; ato nuk janë bërë tema për simpoziume apo debate.

Kur të gjitha vlerat dhe të gjitha temat shihen me syze politike, atëherë vlerat morale dhe filozofike mbeten prapa prioriteteve politike.

Politikat janë fundosur nga mbajtja e fjalimeve me brirë në mbledhjet e së martës të grupit parlamentar, dhe në tubimet politike të qytetit.

Ghannouchi ka të drejtë, politizimi i fesë dëmton edhe fenë dhe politikën. / ©Gazeta Impakt

Burimi: Hurriyet

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne