Politizimi i Islamit

nga Senada Tahirović

Faktin se boshnjakët herë pas here përpiqen të diskreditohen politikisht para zyrtarëve , institucioneve të Bashkësisë Evropiane dhe në opinion evropian duke i paraqit me akuza për radikalizëm islamik dhe frikë nga krijimi i shtetit islamik nuk duhet injoruar dhe nga ky fakt duhet të nxirren disa mësime.

Pasi që para ca kohësh, shumë herë në çastet e ndryshme dhe në destinimet e ndryshme, presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitariviq ka akuzuar për rrezikshmërinë e radikalizmit islam në Bosnjë e Hercegovinë, me siguri në përpjekje që të forcojë pozitën negocuese në përpjekjen e saj për Ligjin zgjedhor sipas së cilës do të ndahet BeH-ja sipas parimit etnik në të cilin nëpërmjet derës së vogël do të vendoset entiteti i tretë në Bosnjë, të cilin në mënyrë të dukshme e ka bërë anëtari kroat i Kryesisë së BeH-së Dragan Çoviqi.

Duhet të themi, se Bashkësia Islame në adresat më të rëndësishme të BE-së dhe në Perëndim ka marr pohime të besueshme se akuzat dhe shpifjet e tilla nuk i marrin seriozisht. Vërtetimin për këtë e kemi në përgjigjet e qeverisë gjermane në pyetësorin me titull”Islami radikal në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë”, në të cilin qartë është theksuar se në BeH mbretëron “kuptimi liberal i islamit” dhe nuk ka indikacione se kjo do të mund të ndryshojë. Kuptimi i islamit në Bosnjë dhe myslimanët në Bosnjë në shumicën e qarqeve politike, intelektuale dhe kulturore vështrohen me arsye të kuptueshme si paqësor, të hapur dhe të pranueshme për rrjedhat e shoqërisë evropiane.

Në kuptimin tonë historik të rrënjosur thellë në kuptimin dhe interpretimin e islamit, të cilin me shekuj e promovojmë në institucionet tona fetare dhe arsimore, individët më të përgjegjshëm në Bashkimin Evropian njohin modelin të cilin është i mundur të implementohen në institucionet arsimore evropiane, në universitetet evropiane dhe fakultete për arsimin e imamëve të cilët do të udhëheqin bashkësitë myslimane dhe xhematët në vendet e Bashkimit Evropian. Në atë pikëpamje kohët e fundit po ndërmerren aktivitetet intensive në zgjerimin e bashkëpunimit të disa institucioneve arsimore evropiane dhe instancave kompetente të BE-së me Bashkësinë Islame të Bosnjës e Hercegovinës, gjegjësisht me Fakultetin e studimeve islame në Sarajevë.

Por, faktin se boshnjakët shpesh përpiqen politikisht të diskreditohen para zyrtarëve, institucioneve të Bashkësisë Evropiane dhe në opinionin publik evropian me akuzat për radikalizmin islamik si kërcënim për krijimin e shtetit islamik nuk duhet injoruar dhe nga këto fakte duhet të nxirren mësimet e caktuara.

Para se gjithash, duhet pas parasysh se deklaratat sikur të lartcekurat nuk paraqesin vetëm mendjelehtësinë e politikanëve të caktuar. Këto nuk janë deklarata të cilat në situatat e caktuara janë shprehje të rastësishme, spontane dhe “në ekstazë” të argumentimit të pozitave dhe qëndrimeve. Këtë mund të mendojnë vetëm naivët. Konkretisht, deklaratat me të cilat boshnjakët në përpjekjet e tyre për Bosnjën unike dhe qytetare përpiqen të diskreditohen me akuzat të ashtuquajtura për ”terrorizmin islamik konceptohen në qarqet dhe shtabet e atyre forcave politike të cilët jo vetëm pa arsye, luajnë në kartën, jo vetëm të islamofobisë në rritje në Perëndim por thellësisht dhe historikisht të rrënjosur në armiqësinë politike, kulturore perëndimore kundrejt islamit dhe myslimanëve.

Këto armiqësi të cilat gjatë historisë janë bazuar në arsyet dhe qëllimet e ndryshme sot po thellohen dhe pamundësia patetike në botën myslimane dhe mendimin mysliman që në krizat e thella dhe sfidat globale të përgjigjen në mënyrë kreative dhe të besueshme. Thjeshtë thënë, nuk mund të mospërfillet fakti se armiqësitë e sotshme ndaj islamit dhe myslimanëve në sasi të caktuar ushqehen edhe shumë individët dhe grupet myslimane. Në duar të qëllim të këqinjëve shkojnë edhe personalitetet fetare të cilët e keqpërdorin misionin e Bashkësisë Islame të cilën e shfrytëzojnë për promovimin e porosive kryesisht kuazi politike. Sido që të jetë, nuk duhet injoruar faktin se në opinionin e BE-së dhe në Perëndim në përgjithësi është prezent islamofobia, por edhe disa armiqësi të vjetra ndaj islamit dhe myslimanëve të cilat duhet të kemi parasysh.

Prandaj, edhe pse liria e fesë dhe e bindjes është e drejta themelore e njeriut dhe mund të manifestohet në mënyrë publike dhe private, edhe politikanët tanë boshnjak duhet të jenë më të kujdesshëm dhe më të përgjegjshëm, posaçërisht kur janë në diskursin publik, si mbajtës i mandateve të tyre publike, thirren para se gjithash në Zotin, bile kur mbajnë ligjërime në xhamia( edhe kjo po ndodh), dhe kur shpesh në mënyrë teatrale posaçërisht në vitet zgjedhore në opinion shfaqin angazhimin e tyre fetar dhe me këtë qëllimisht e politizojnë fenë. Opinioni i këtij vendi dinë se më së shpeshti këtë e bëjnë ata të cilët me keqpërdorim të fesë dhe hapësirave fetare bëjnë lajka zgjedhësve. Por, ata të cilët i vështrojnë nga Perëndimin dhe nga Bashkimi Evropian, këtë nuk duhet të dinë.

Burimi : Preporod/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne