Pompeo: Do të rrisim praninë ushtarake amerikane në Katar

Mike Pompeo ka zhvilluar një konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit dypalësh me homologun e tij kataras, Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim al-Thani, në kryeqytetin Doha, ku ai qëndroi në kuadër të turneut të vizitave të tij në Lindjen e Mesme.

Diplomati më i lartë i SHBA-së tha se Katari dhe vendi i tij punojnë bashkë për zgjidhjen e problemeve në Irak, Afganistan dhe rajone të tjera.

“Katari mirëpret 13 mijë trupa amerikane dhe për këtë arsye i jemi mirënjohës. Kemi rënë dakord me Katarin për rritjen e pranisë sonë në Bazën Ajrore Udejd. Katari forcon përpjekjet e SHBA-së në luftën kundër terrorizmit dhe ai është një anëtar i rëndësishëm në luftën kundër DAESH-it”, u shpreh Pompeo.

Sa i përket vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, sekretari amerikan i Shtetit tha se “(vrasja) është e papranueshme” dhe se po përpiqen të marrim përgjigje të reja nga princi trashëgimtar të Arabisë Saudite, Mohammad bin Salman.

Pompeo u ndal gjithashtu mbi situatën e marrëdhënieve tregtare ndërmjet dy vendeve.

“Marrëdhëniet tona tregtare vazhdojnë në një mënyrë të qëndrueshme. Shumë biznesmenë amerikanë që janë bashkë me ne, kanë ndikim në këto marrëdhënie të thella”, vlerësoi ai./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne