Pompeo: Kemi shumë alternativa nëse Arabia Saudite ka vrarë Khashoggin

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se kanë shumë alternativa kundrejt Arabisë Saudite nëse ajo rezulton fajtore për vdekjen e gazetarit të zhdukur saudit Jamal Khashoggi.

“Natyrisht, ne do ta shqyrtojmë gamën e gjerë të përgjigjeve tona potenciale rreth kësaj çështjeje, por mendoj që gjëja e rëndësishme është zbardhja e të vërtetave”, tha Pompeo për Radion Zëri i Amerikës.

Gazetari dhe kolumnisti i “The Washington Post”, Jamal Khashoggi, u zhduk më 2 tetor pasi hyri në kompleksin e Konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne