Populli Gazës proteston në solidarizim me të burgosurit palestinezë

Me mijëra qytetar palestinezë të Gazës të shtunën kanë organizuar protesta në solidaritet me të burgosurit palestinezë që kanë hyrë në grevë urie në burgjet e regjimit sionist.

Qendra informative e Palestinës njoftoi se protestuesit janë mbledhur në sheshin Katibe në perëndim të Gazës kanë hedhur slogane në mbështetje ndaj të burgosurve palestinezë dhe kanë kërkuar përkushtim më të madh ndaj problemeve të tyre. Në këtë protestë kanë marrë pjesë edhe disa personalitete politike palestineze dhe kanë theksuar për vazhdimin e protestave në territoret e pushtuara dhe në Gaza deri në realizimin e kërkesave të të burgosurve palestinezë. Protestuesit në këtë protestë kanë kërkuar organizimin e protestave të ngjashme edhe në vendet e tjera të botës./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne