Populli i Venezuelës tubohet në mbështetje të Maduros

Mijëra njerëz u mblodhën në Kryeqytetin Karakas të Venezuelës për të mbështetur Kryetarin e Shtetit, Nicolas Maduro, i cili ditën e shtunë i shpëtoi një tentative për atentat.

Mijëra venezuelas të veshur me të kuqe, që është ngjyra e partisë komuniste, kryetar i së cilës është Maduro, u tubuan për të treguar se vendi qëndron i bashkuar kundër tentativës për atentat.

Protestuesit mbanin në duar flamurë dje fotografi të Maduros.

Ministri i Punëve të Jashtme, Jorge Arreaza, në fjalimin e mbajtur në këtë aktivitet ndaj turmës, tha se 6 persona janë arrestuar në lidhje me këtë ngjarje.

Ai tha se këta persona do të marrin dënimet që parashikohen nga ligjet e Venezuelës.

“Nuk do të tregohet mëshirë për askënd” tha Azzeza.

Ai tha se pas tentativës për atentat qëndron “oligarkia e Kolumbisë” dhe “imperializmi i Amerikës së Veriut”.

Rikujtojmë se ndaj Presidenti Maduro u ishte ndërmarrë një sulm me dronë me bomba gjatë fjalimit të tij në një ceremoni të organizuar në kryeqytetin Karakas. Në këtë sulm, ku Maduro shpëtoi pa u lënduar ishin plagosur 7 ushtarë.

Grupi i vetëquajtur “Ushtarët e veshur me fanella”, nëpërmjet një postimi të bërë në Twitter, kishte marrë përsipër përgjegjësinë për sulm./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne