Pornografi e femijëve në internet, arrestohet diplomati i Vatikanit

Policia në Vatikan ka arrestuar një prift që ka punuar më parë në Ambasadën Amerikane të Shtetit të Shenjtë me dyshimin e posedimit të meterialeve pornografike të fëmijëve.

Carlo Alberto Capella u arrestua pas një hetimi. Monsinjor Capella u dëbua nga SHBA në shtator të 2017 pasi autoritet amerikane i treguan Vatikanit për një shkelje të mundshme të ligjeve të pornografisë së fëmijëve nga diplomati i tij. Ai është bashkuar me trupin diplomatik të Vatikanit në vitin 2004.

Arretimi i tij mund të tërheqë vëmendjen mbi përpjekjet e Papa Françeskut për të zhdukur abuzimet e fëmijëve në Kishën Katolike, shkruan ora news.
Ai ka premtuar zero tolerancë, por kritikët thonë se ai nuk ka bërë mjaftueshëm për të kapur peshkopët që dyshohet se kanë mbuluar abuzimet.

Përpara se të shkonte në SHBA, Monsinjor Capella e nisi karrierën si diplomat në Indi dhe Hong Kong. Në SHBA karriera e tij zgjati më pak se një vit. Pasi autoritetet amerikane kontaktuan Vatikanin rreth diplomatit, ai u transferua në shtëpi. Vatikani tha se do të hetonte rastin.

Një zyrtar i departamentit të shtetit i tha Washington Post se qeveria e SHBA kishte kërkuar heqjen e imunitetit diplomatik të Monsinjor Capella në mënyrë që ai të mund të ndiqej penalisht në SHBA, por kërkesa u refuzua.
Pasi monsinjor Capella u dëbua nga SHBA, policia në Kanada lëshoi një urdhër për arrestimin e tij me dyshimin për zotërimin dhe shpërndarjen e pornografisë së fëmijëve në internet.

Papa Benedikti XVI e kishte bërë Capellën një ‘monsinjor’ në vitin 2008, duke i dhënë atij gradën “Kapelani i shenjtërisë së tij”./ express

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne