Pornografia në filma dhe internet shkakton impotencë

Sipas “Psychology Today”, një revistë e specializuar amerikane, pornografia në internet është duke krijuar një brez djemsh të rinj që janë të pashpresë në jetën reale, ishte konluzioni i studimit të kryer.

Ekspozimi ndaj filmave të shumtë dhe imazheve erotikë, i ka bërë gjithmonë e më shumë të rinj të paaftë për t’u ekzistuar në takimet e tyre seksuale. Kështu, impotenca nuk është më vetëm një sëmundje që i takon meshkujve në moshë të mesme dhe me probleme shëndetësore, por godet edhe ata në vitet e para të jetës së tyre.

Sipas “Psychology Today”, një tjetër problem është se shumë 20-vjeçare e konsiderojnë si normale paaftësinë e tyre për të vepruar “me raste”.

Në moshat rreth 30 vjeç, shikimi i vazhdueshëm i filmave pornografikë shkakton ndryshime të atilla fiziologjike, që e bëjnë ekstimin tërësisht të pamundur për shkak të stimulimit të vazhdueshëm dhe të tepruar të dopaminës, hormonit që lidhet me perceptimin e kënaqësisë trupore në një aktivitet seksual.

Goditja e vazhdueshme e trurit me këtë hormone, sjell paradoksalisht humbjen e aftësisë së tij për t’u aktivizuar ndaj sinjaleve të dopaminës, ç’ka i detyron të varurit nga pornografia në internet që të kërkojnë përvoja gjithmonë e më shumë ekstreme. /Albeu/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne