Porta e “Rrugës së re të mëndafshit” drejt Evropës

Turqia do të jetë porta drejt Evropës e “Rrugës së re të mëndafshit” e cila do të ndjekë itinerarin Kinë, Kazakistan, Deti Kaspik, Azerbajxhan dhe Gjeorgji.

Sipas informacioneve të përpiluara nga Anadolu Agency, mësohet se në kuadër të “Forumit të Dytë Ndërkombëtar të Biznesit për Transport dhe Logjistikë të Rrugës së re të Mëndafshit” të mbajtur në Astana nga krerët e Kompanisë Kombëtare të Hekurudhave të Kazakistanit, Kompanisë Hekurudhore të Azerbajxhanit dhe Kompanisë Hekurudhore të Gjeorgjisë, u nënshkrua marrëveshja për themelimin e Komitetit Koordinues për Zhvillimin e Rrugëve të Transportit Ndërkombëtar Trans-Kaspik.

Komiteti është themeluar me qëllim për të rritur transportin e mallrave në rrugën e Transportit Ndërkombëtar Trans-Kaspik.

Krahas anëtarëve të komitetit, me pjesëmarrjen e Kazakistanit, Azerbajxhanit dhe Gjeorgjisë, vitin e kaluar u formua Unioni Ndërkombëtar i Transportit Ndërkombëtar Trans-Kaspik. Me protokollin e nënshkruar javën e kaluar, edhe Turqia u bë anëtarë i përhershëm i unionit në fjalë.

Rruga e re e mëndafshit, që do të ndjekë itinerarin Kinë, Kazakistan, Deti Kaspik, Azerbajxhan dhe Gjeorgji, do të shtrihet në Evropë nga Turqia, e cila është bërë një nga aktorët kryesorë në linjën e quajtur korridori Trans-Kaspik. Ky korridor, i cili përfshin edhe linjën hekurudhore Baku-Tbilis-Kars, do të lehtësojë transportin nga Kina në Evropë, nga Rusia në Azinë Jugore dhe Afrikë.

“Në korridor këtë vit do të transportohet 4 milionë tonë ngarkesë”

Kryetar i bordit drejtues të unionit, Kanat Alpysbaev, në një deklaratë për AA tha se me hapjen e linjës hekurudhore Baku-Tbilis-Kars është plotësuar korridori Trans-Kaspik.

Duke tërhequr vëmendjen në rëndësinë e përfshirjes së Transportit Hekurudhor Shtetëror të Turqisë (TCDD), Alpysbaev njoftoi se vitin e kaluar në këtë korridor janë transportuar rreth dy milionë tonë ngarkesë dhe se këtë vit synojnë ta rrisin në katër milionë tonë.

Alpysbaev bëri të ditur se objektivi në fjalë mund të arrihet me pjesëmarrjen edhe të Turqisë, ku pritet që nëpërmjet Turqisë të transportohet një milionë tonë ngarkesë në vit.

Sipas tij Turqia ofron kontribut në lidhjen e korridorit Trans-Kaspik nga pikëpamja gjeografike, për shkak të pranisë së një partneriteti strategjik edhe me rajonin e Kaukazit, por edhe me Azinë Qendrore.

“Pjesa më e madhe e katër milionë tonëve që do të transportohet në korridor, do të jenë produktet e drithërave të Kazakistanit. Në korridorin i cili në të ardhmen do të përdoret edhe për transportin e qymyrit dhe metaleve, nga Turqia do të transportohen produkte si veshjmbathje, tekstil dhe materiale ndërtimi”, tha ai.

“Kina dhe Evropa do të bashkohen nëpërmjet Turqisë”

Edhe nënkryetari i bordit të drejtues i Unionit Ndërkombëtar të Transportit Ndërkombëtar të Rrugës Trans-Kaspik, Cavid Gurbanov, në lidhje me rrugën Trans-Kaspik të emëruar ndryshe edhe si “Korridori i Mesëm”, u shpreh se me anëtatrësimin e përhershëm të Turqisë, është mundësuar bashkimi hekurudhor i vendeve vëllazërore.

Duke theksuar se Kina me Evropën do të bashkohet nëpërmjet Turqisë, Gurbanov njoftoi se ka nisur transporti nëpërmjet Turqisë.

Më tej, Gurbanov shtoi se mangësitë në korridor do të zgjidhen me kalimin e kohës dhe se bashkëpunimi do të kontribuojë në të gjitha shtetet anëtare.

Pasi shpjegoi se nëpërmjet Turqisë do të mund të kryhet transpoprti në të gjithë vendet e Evropës, madje deri në Britani, Gurbanov tha se nga transporti Trans-Kaspik ka një pritshmëri të madhe.

Ai theksoi se dëshirojnë të rrisin sasinë e ngarkesave të transportuara në të ardhmen në 17 milionë tonë në korridorin në të cilin për këtë vit është planifikuar të transportohen katër milionë tonë ngarkesë.

“Turqia rol kryesor në korridor”

Drejtori i Përgjithshëm i Transportit Hekurudhor Shtetëror të Turqisë (TCDD), Veysi Kurt, deklaroi se korridori i transportit Trans-Kaspik përbën një pjesë të rëndësishme të linjës historike të njohur si Rruga e Mëndafshit, e cila shtrihet nga Kina në Evropë.

Tashmë edhe Turqia me unionin ndërkombëtar të përbërë nga autoritetet e menaxhimit të anijeve mbi Detin Kaspik dhe autoritetet hekurudhore dhe të porteve në korridor do të ketë një rol kryesor, tha Kurt, duke shtuar se në korridor do të mund të kryhet një transport dhe logjistikë ndërkombëtare që shërben në një territor të brendshëm të rëndësishëm që shtrihet nga Kina në Evropë, dhe nga Rusia në Azinë Jugore dhe Afrikë.

Kurt vuri në dukje se një ngarkesë prej rreth 100 milionë tonësh është e gatshme të rrjedhë nëpërmjet korridorit, duke theksuar se transporti në fjalë do të mund të reazliohet pasi të përfundojë shërbimi i logjistikës në linjën hekurudhore.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne