Parku Nacional “Porta e Ferrit” në Kenia bën pjesë në destinacionet më atraktive turistike në botë, ndërsa kalimi misterioz të dërgon deri te qendra e qytetit Naivasha.

“Porta e Ferrit” është krijuar para një shekull e gjysmë duke ftohur lavën vullkanike pas shpërthimit të vullkanit Longonot, ndërsa burimet në atë rajon janë burim për prodhimin e energjisë elektrike, për tre të katërtat e nevojave totale të Kenias.

Labirinti rreth 50 kilometra i gjatë i lavës së ftohur zbret nga Mali i Longonotit duke arritur në qendër të qytetit, ndërsa bëhet fjalë për një zonë të mbrojtur që është “magnet” për turistët edhe për shkak të florës dhe faunës së pasur. Turistë nga mbarë bota vijnë dhe për 26 dollarë kanë mundësinë që në shoqërim apo pa udhërrëfyes të kënaqen në shëtitjen e pazakontë në park.

Në korridoret e ngushta ka dhjetëra burime të ujit të nxehtë që qeveria keniane i përdor për të prodhuar energji elektrike. Bimët janë shpesh subjekt i kritikave nga organizatat që avokojnë për mbrojtjen e mjedisit.

Dikur vendi i fisit Masai ka qenë nën mbrojtjen e qeverisë keniane që nga viti 1984 dhe është shtëpia e shumë llojeve të kafshëve si Buffalo, Zebra, Baboon dhe më shumë se 100 specie të shpendëve. Fisi Masai edhe më tej banon në fshatrat afër parkut dhe shumica e pjesëtarëve të këtij fisi janë udhërrëfyes dhe rojtar për parkun.

Jackson Mewet, tashmë një dekadë e gjysmë udhëheq turistët në shëtitjet nëpër park. Ai tha se ky është vendi në të cilin janë xhiruar filmat e njohur botëror si Lara Croft: Tomb Rider dhe The Lion King.

 

 

 

 

 

 

41