Portugalia përballet më shumë se 200 zjarre ndërsa thatësira e rëndë ka mbërthyer vendin

Portugalia po lufton për të zhdukur një vërshim zjarresh pasi vendi i Evropës Jugore arriti një numër mjaft të lartë të shpërthimeve për një ditë të vetme të premten, thonë autoritetet.

Agjensia e Mbrojtjes Civile e Portugalisë, e cila koordinon përpjekjet për zjarrfikje, tha të shtunën se regjistroi për këtë vit një rekord të 220 zjarreve të premten.

Mbi 2,500 zjarrfikës të mbështetur nga mbi 800 automjete dhe 15 njësi ajrore u mobilizuan të shtunën në mëngjes për të luftuar flakët.

“Pavarësisht nga zjarret e pamëshirshme, situata tani është më e qëndrueshme”, tha zëdhënësja e agjensisë për mbrojtje civile në Lisbonë, Patricia Gaspar.

Punëtorët e emergjencës e kishin marrë pothuajse kontrollin e zjarreve të enjten në të gjithë rajonin qëndror të goditur nga thatësira, por erërat më të forta ndezën flakë në disa zona.

Në fshatin Bracal, flakët u lëshuan drejt shtëpive, ndërsa banorët rrëmbyen ato që mundën për të ndihmuar zjarrfikësit, tha një gazetar i AFP.

Disa banorë shprehën zemërim ndaj autoriteteve pas një stine të zjarreve të përsëritura.

“Zjarrfikësit nuk mund të kryejnë mrekulli, ata janë të lodhur”, tha Lucia Ricardo, e cila jeton në Bracal, pranë qytetit qëndror të Abrantes.

Gjashtë fshatra janë evakuuar rreth Abrantes të enjten.

Një tjetër zjarr pranë Grandolaa, në rrethin jugor Setubal, kishte nevojë për 200 zjarrfikës për ta vënë nën kontroll pas djegies së rreth 3,000 hektarë pyjeve.

Portugalia është goditur rëndë nga zjarret, duke përfshirë një që vrau 64 vetë dhe plagosi 200 të tjerë në qershor, gjatë një vere të shënuar nga temperaturat e larta dhe mungesa e shiut.

Pas një dimri dhe pranvere të pazakontë të thatë, gati 79 për qind e kontinentit portugez përjetoi thatësira ekstreme ose të rënda në fund të korrikut, sipas zyrës së motit kombëtar.

Zjarret në Portugali këtë vit kanë përbërë më shumë se një të tretën e pyjeve të djegura në të gjithë 28 vendet e Bashkimit Evropian.

Kushtet e thata kanë nxitur gjithashtu zjarret në bregun e Mesdheut të Francës dhe në ishullin e Korsikës javët e fundit.

Pothuajse 700 persona, kryesisht pushues, u evakuuan nga dy zona në Korsikë të premten në mbrëmje për shkak të zjarreve të fryra nga erërat e forta. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne